Portrete të firmave
“AAR Consulting”, në 10-shen e parë të firmave të kontabilitetit në Zvicër
“AAR Consulting”, pronë e vëllezërve Ambroz dhe Arbnor Rrustemi, është kompani e specializuar për shërbime të larta financiare, si kontabilitet, hapje te firmave, shërbim tatimor për persona privatë dhe juridikë që jetojnë në Zvicër.
Kompania drejtohet nga dy vëllezërit gjakovarë që kanë krijuar një emër të respektueshëm në fushën financiare. Ata sot gëzojnë një reputacion të madh në tërë Zvicrën. Që të dy kanë mbaruar shkollimin e lartë në drejtimin ekonomik. Krahas biznesit, Ambrozi ushtron edhe detyrën e profesorit në Shkollën e Lartë të Ekonomisë -HSO Wirtschaftsschule Schweiz AG në Oerlikon, ku dijen dhe përvojën e vet ua përcjell tutje studentëve të rinj. Ai bashkë më të vëllain, Arbnor Rrustemin, është drejtues i suksesshëm për 11 vjet me radhë i kompanisë. Prestigjiozja e Zvicrës frankofone „Le Temps” dhe magazina “Bilanz“ e kanë renditur kompaninë “AAR Consulting” në dhjetëshen e parë të 100 kompanive më të mira në Zvicër për shërbime të kontabilitetit.
Ne kemi zhvilluar një intervistë me vëllezërit Rrustemi, të cilët flasin për rrugëtimin e tyre të suksesshëm me kompaninë e kontabilitetit “AAR-Consulting” me seli në Eschenbach SG.
Albinfo.ch: Sapo keni marrë një çmim, ku renditeni në top 100 firmat më të mira në Zvicër. Për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë rëndësie ka për ju dhe firmën tuaj ky çmim?
Ambroz Rrustemi: Magazina “Bilanz“ dhe gazeta „Le Temps“ njihen si mediume me një renome shumë të lartë në fushën e ekonomisë në Zvicër, por edhe jashtë saj. Ky çmim e vlerëson cilësinë e lartë të shërbimeve tona financiare dhe seriozitetin e punës në raport me klientët tanë. Çmimi vjen pikërisht në vitin tonë jubilar, të 10-vjetorit të themelimit të firmës “AAR Consulting GmbH”, prandaj gëzimi për të është shumë i madh. Ky çmim na motivon edhe më tepër për punë drejt realizimit të objektivave tona si një kompani serioze, që tani më është vlerësuar edhe zyrtarisht nga dy mediat e përmendura, në top 10-shen e kompanive më të mira në Zvicër për shërbime të kontabilitetit financiar.
Albinfo.ch: Kush e ka bërë këtë vlerësim dhe si bëhet përzgjedhja?
Ambroz Rrustemi: Vlerësimin e ka bërë Magazina “Bilanz“ dhe gazeta „Le Temps“ në bashkëpunim me mediumin „Statista“. Përzgjedhja për vlerësimin që i është bërë firmës tonë ëshë bazuar në sugjerimet e këshilltarëve tatimorë, auditorëve ekonomikë, avokatëve të së drejtës ekonomike dhe tatimore, udhëheqësve dhe bashkëpunëtorëve të sektorit financiar të firmave zvicerane, të nxjerra nga sondazhi i klientëve
Albinfo.ch: Nga 100 kompanitë më të mira për shërbime kontabiliteti financiar, ju jeni përzgjedhur në dhjetëshen më të mirë, për çka edhe jeni dekoruar. Si ia keni dalë t’i lini mbrapa gjithë ato kompani të njohura?
Ambroz Rrustemi: Me cilësi, përkushtim si dhe pervojë tani 10-vjeçare në fushën e shërbimeve financiare kemi arritur deri këtu e te ky sukses i jashtëzakonshëm. Firma “AAR Consulting GmbH” mundohet t’i kryejë punët me kualitet të lartë, por me një çmim të lirë. Te ne për shembull deklarimi apo mbushja i tatimit ka një kosto fillestare prej 50 frangave. Ky besoj unë është çelësi i suksesit tonë. Ofrojmë punë cilësore pa i fryrë çmimet për shërbimet tona. Ne pra kemi dëshmuar vazhdimisht se mund të mbyllim bilancin vjetor të një firme juridike, qoftë AG (SHA-Shoqëri Aksionare), GmbH (SHPK-Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) ose Einzelfirma (Pronësi e vetme), por edhe mbushjen tatimit të një personi privat si dhe shumë shërbimeve të tjera me cilësi shumë të lartë, pa i ngritur çmimet. Pra, shërbimet tona janë cilësore dhe kanë një kosto relativisht të ulët.
Albinfo.ch: A mund të na thoni diçka për historinë e firmës “AAR Consuting GmbH”, çfarë rruge keni ndjekur?
Ambroz Rrustemi: Firma “AAR Consulting GmbH” ëshë themeluar në maj të vitit 2011 si një firmë kontabiliteti. Prej asaj dite firma jonë gëzon një reputacion të mirë ndaj personave juridikë (AG, GmbH dhe Einzelfirma) si dhe personave privatë. Ne mbështesim që nga fillimi hapjen e një biznesi, mirëmbajmë kontabilitetin si dhe ofrojmë shërbime të tjera financiare dhe administrative. Po ashtu këshillojmë firmat dhe personat privatë për të menaxhuar sa më mirë paratë apo hyrje-daljet e pasurisë së firmës. Ne kujdesemi për një buxhet të shëndoshë të çdo personi privat që kërkon shërbimet tona.
Albinfo.ch: Në cilat fusha jeni më të specializuar dhe ku jeni më të fokusuar?
Ambroz Rrustemi: Ne jemi të specializuar dhe fokusuar në shërbimet e larta financiare, pra kontabiliteti dhe hapja e firmave si dhe shërbimi tatimor ndaj personave privatë. Klientët tanë janë persona juridikë dhe persona private, që jetojnë në Zvicër.
“AAR Consulting” ofron këto shërbime
- Kontabilitet personave juridikë (AG, GmbH dhe Einzelfirma)
- Hapja e firmave juridike
- Shërbimi tatimor i personave privatë
- Mbështetje në menaxhimin e buxhetit, krizave financiare si dhe në sherbime administrative
- Shërbime të sigurimeve në bashkëpunim me partnerët tanë
- Marrja e kredisë për firma dhe persona privatë.
Rössligass 6
8733 Eschenbach
Telefon: 055 210 43 41
Natel: 079 792 44 91
Kush qëndron mbrapa suksesit të firmës “AAR Consulting”?
Mbrapa suksesit të firmës “AAR Consulting GmbH” qëndrojnë pikërisht punëtorët tanë, të cilët çdo vit ndjekin seminare, kurse e bëjnë shkollimin e nevojshëm për të qenë çdo herë në rrjedhat aktuale të zhvillimit në fushën e financave, duke dëshmuar aftësi e dije të lartë profesionale. Në një botë kaq dinamike siç jetojmë ne sot, ku zhvillimi ekonomik ecën me hapa të shpejtë, kërkohet gjithnjë dije dhe përgatitje e lartë profesionale, konform kushteve aktuale të cilat ofrojnë zgjidhje optimale, thotë Arbnor Rrustemi.
Të licencuar nga shteti edhe për shkollimin dhe aftësimin e nxënësve në fushën e kontabilitetit
“AAR Consulting GmbH” është e regjistruar si një ndërmarrje (Lehrausbildungsunternehmen) e trajnimit të praktikës për nxënës që ndjekin shkollimin për kontabilist apo KV me E dhe B-Profil. “Ky proces është shumë i rëndësishëm për ne meqë u jepet shansi të rinjve të ndjekin shkollimin dhe praktikën në një firmë serioze, siç jemi ne. Pra ne jemi krenarë kur nesër të rinjët të cilët janë shkolluar dhe kanë diplomuar në firmën tonë, të jenë menaxherë të ardhshëm me një kualifikim të lartë në fusha të ndryshme financiare dhe administrative”, shprehet Arbnor Rrustemi.
/Artikull i sponzorizuar/
Profili i kompanisë
- Adresa: Rössligass 6, 8733 Eschenbach
- Aktiviteti: Shërbime Juridike & Audit
- Tel: 079 792 44 91
- Web: www.aar-consulting.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe një...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës Shasime Osmani ka arritur të sigurojë vendin e saj në Asamblenë e Bernës. Ajo garoi nga...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë