Lajme
Gjermania do të ashpërsojë kontrollet në kufirin francez
Nga e marta, 2 mars, udhëtarët ndërkufitarë do të duhet të jenë në gjendje të tregojnë një test të fundit negativ të koronavirusit
Gjermania të dielën e klasifikoi rajonin e Moselit të Francës të goditur me Covid si një zonë me rrezik të lartë për variante të virusit, duke shkaktuar kështu kritere më të ashpra për hyrje në kufirin midis dy fqinjëve.
Regjioni lindor i Francës tani është renditur si një zonë “me rrezik veçanërisht të lartë të infeksionit për shkak të shfaqjes së përhapur të varianteve të virusit SARS-CoV-2”, njoftoi Instituti i Gjermanisë për kontrollin e sëmundjes Robert Koch, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch
Nga e marta, 2 mars, udhëtarët ndërkufitarë do të duhet të jenë në gjendje të tregojnë një test të fundit negativ të koronavirusit. Gjermania tashmë ka futur kontrolle të ashpra në kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe rajonin e Tirolit të Austrisë, duke injoruar thirrjet nga Brukseli për të mbajtur të hapur kufijtë brenda bllokut.
Në ato kalime, vetëm gjermanët dhe banorët jo-gjermanë lejohen të hyjnë, si dhe udhëtarët ndërkufitar që punojnë në kategori të caktuara të vendeve të punës. Çdo automjet është i ndaluar dhe banorët duhet të kenë një test negativ që është më pak se 48 orë i vjetër, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë