Lajme
Cilat rajone në Francë u mbyllen për shkak të situatës së virusit
Autoritetet franceze tregojnë se një bllokim i pjesshëm ka hyrë në fuqi që nga kjo fundjavë në rajone të ndryshme të Francës, përfshirë Nisën dhe Dankërkun, që janë prekur veçanërisht rëndë nga epidemia e koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Mbyllja preku veçanërisht qytetin turistik jugor të Nicës, duke përfshirë rajonin bregdetar, si edhe qytetin verior të Dankërkut.
Po ashtu thuhet se mbyllja zbatohet vetëm në fundjavë, kur njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm me një arsye të vlefshme, raporton ATSH.
Dyqanet, përveç supermarketeve ose farmacive, janë të mbyllura.
Në Nisë, kryetari i Bashkisë, Christian Estrosi, ka mbyllur gjithashtu pjesë të shëtitores së famshme të plazhit “Promenade des Anglais”.
Rajonet e prekura përfshijnë gjithashtu qytetin e Parisit. Nënkryetari i tij i Bashkisë fillimisht propozoi një bllokim të shkurtër dhe të rreptë me perspektivën e mundësisë për të rihapur restorantet ose qendrat kulturore më pas.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca