Futboll
Rashica, lojtari më i mirë i ndeshjes
Futbollisti shqiptar i lindur në Kosovë, Milot Rashica, është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, transmeton albinfo.ch.
Më 31 janar 2018 u transferua në Bundesliga te skuadra Werder Bremen, duke nënshkruar një kontrat 4-5 vjecare deri në vitin 2022. Më 3 shkurt 2018 ai bëri debutimin e tij në fitoren 1-2 kundër Schalke 04. Vlerësimet për Rashicën kanë qenë të shumta që prej vitit 2018 në Bundesliga.
Në ndeshjen e mbrëmshme Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm për Werderin ndaj Eintrachtit Frankfurtit, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1.
Sulmuesi shqiptar luajti 86 minuta ndaj Frankfurtit, ku tregoi paraqitje të nivelit të lartë. Roli i tij ishte vendimtar në fitoren e skuadrës, për këtë arsye ai është zgjedhur ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes.
Në vitin 2019 Milot Rashica u vlerësua si futbollisti më i shpejtë në skuadrën e tij Werder Bremen, sipas të dhënave zyrtare të ligës elitare gjermane, Bundesligës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut