E-Diaspora
Poeti Shqipton Rexhaj vjen me një album të ri rapi
Ndryshe nga ajo që sugjeron titulli i albumit "Jeta është Dhimbje", Rexhaj dëshiron të përhapë një mesazh pozitiv: "Jeta nuk është vetëm dhimbje, jeta është shpresë"
Vite më parë, Shqipton Rexhaj i lexonte poezitë e tij në skenat e “slam poezisë” (një lloj aktiviteti me poezi që lexohen para publikut). Sot, ai krijon tekste rapi në dialekt.
Në videoklipet e tij ndeshemi edhe me fytyra të njohura nga skena kulturore e regjionit Rheintal të Kantonit St. Gallen, shkruan gazeta “St. Galler Tagblatt”.
“Më thirrni Toni, është më e lehtë”, thotë Shqipton Rexhaj në fillim të bisedës, transmeton albinfo.ch. Qytetari nga Montling-u me rrënjë kosovare na flet në telefon për videoklipin e tij të fundit, të cilin e publikoi me emrin e tij artistik “Rexeye”.
Kënga quhet “Jeta është dhimbje”, një këngë melankolike rapi në lidhje me vështirësitë e jetës.
Pjesë të kësaj kënge kanë gumëzhitur në kokën e Rexhajt për një kohë të gjatë. Në vitin 2006 ai në të vërtetë dëshironte ta publikonte në një album, por “Jeta është Dhimbje” nuk kishte përfunduar me kohë.
Tani, në moshën 39 vjeç, Rexhaj ka shkruar një tekst për këtë këngë, ka përfunduar prodhimin e këngës dhe ka xhiruar një videoklip. Ndryshe nga ajo që sugjeron titulli “Jeta është Dhimbje”, Rexhaj dëshiron të përhapë një mesazh pozitiv: “Jeta nuk është vetëm dhimbje, jeta është shpresë”.
Vëllime poezish, të botuara vetë
Shqipton Rexhaj ka qenë një emër i njohur në skenën e “slam poetry” në Zvicrën Lindore rreth 15 vjet më parë, transmeton albinfo.ch. “Atëbotë unë jetoja vetëm për këtë,” kujton ai, dhe shton se edhe sot: “Shkrimi është ai që më përcakton”.
Rexhaj pra ka filluar me poezi. Ai në atë kohë ka botuar vetë dy vëllime me poezi. Në 2005 kishte marrë çmimin promovues nga Fondacioni Kulturor i St. Gallenit për tekstet e tij.
Diku në atë kohë ai filloi të merret me rep në dialekt. “Unë kam interpretuar tekstet në skenë, si të thuash një “A cappella”, rap pa asnjë të rënë instrumenti, në një skenë të poezisë slam”.
Familja, në vend të një poezisë slam
Pas kësaj për Rexhajn nuk u dëgjua asgjë për një kohë të gjatë. “Në vitet e kaluara i jam përkushtuar plotësisht familjes time,” thotë ai. Ai gjithashtu ka punuar si kuzhinier i kualifikuar, në hotelieri. Kjo është arsyeja pra, duke qenë se kalonte shumë mbrëmje duke punuar në kuzhinë, nuk i mbetej shumë kohë për të përpiluar tekste.
Sot ai ka një orar më të pranueshëm të punës, prandaj, vitin e kaluar ka filluar përsëri me tekste dhe rep dialekt.
Nën emrin artistik “Rexeye” – një version anglisht i mbiemrit të tij shqiptar Rexhaj – ai tashmë ka publikuar katër këngë në YouTube.
Në këngët dhe xhirimet e tij me video, ai e konsideron të rëndësihme të bashkojë të gjitha llojet e njerëzve, thotë Rexhaj. Në klipet e tij mund të gjeni shumë fytyra të njohura nga skena kulturore Rheintal. Artisti nga Widnau, Kuspi, luan një rol kryesor në “Jeta është Dhimbje”. Ai luan një njeri familjar të mërzitur, i cili pi birrë para divanit dhe rrah gruan e tij sepse ajo ia bllokon pamjen.
Në një klip tjetër (“Peter Pan”) artisti nga Rheintali, Simon Kness me syrin e tij prej pirati tmerron fëmijët ndërsa këngëtarja Manuela Oesch Olowu gjithashtu luan dhe këndon, përcjell albinfo.ch.
Do të pasojnë edhe shumë këngë dhe videoklipe tjera të shoqëruara. Shqipton Rexhaj dëshiron t’i publikojë një nga një në kanalin e tij në Youtube.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje