Futboll

Mergim Berisha, katër asistime në fitoren ndaj Rapid Wien

Futbollisti kosovar, Mergim Berisha, është duke vazhduar të shkëlqejë në Bundesligën austriake te skuadra e Salzburgut.

Bërisha që momentalisht përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë, ka bërë plot katër asistime në fitoren ndaj SK Rapid Wien  (4 – 2).

Berisha asistoi tri herë për Dakan, që kompletoi het-trikun (30′, 64′, 70′), ndërsa një herë për Adeyemi (90+2′).

Ndërkohë, kujtojmë se Berisha ka të drejtën të përfaqësojë Kosovën, por gjatë një intervistë për albinfo.at, ai ka thënë se ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.