Lajme
“Desire for Intimacy” i hap Albanës dyert e suksesit ndërkombëtar
“Piktura më sjell në një realitet tjetër, më jep ndjesinë të mos jem vetëm. Piktura është e vetmja që nuk largohet nga jeta ime! Kjo më bën të ndihem gjallë”
“Desire for Intimacy” u quajt ekspozita e e mbajtur muaj më parë në Vjenë, e artistes kosovare, Albana Ejupi. Piktorja ka shfaqur punën e saj në një nga galeritë më të njohura në kryeqytetin austriak, “Lukas Feichtner”. Një nga veçoritë e pikturave të Albanës është materiali që ajo përdor në to, zalli i Kosovës!
Ekspozitat e ardhshme të Albanës shumë shpejt mund të shtrihen në disa shtete të tjera. Detajet e krijimit të saj, Albana i ka shpalosur në një intervistë për albinfo.at.
Na flisni pak për ekspozitën tuaj të fundit, nga erdhi “Desire for Intimacy”?
Piktura më sjell në një realitet tjetër, më jep ndjesinë të mos jem vetëm. Piktura është e vetmja që nuk largohet nga jeta ime! Kjo më bën të ndihem gjallë. Trajtimi i trupave njerëzorë në pikturë shpreh dëshirën për intimitet. Intimiteti trajtohet sot nga fiksimi ynë për të ndarë me të tjerët pothuajse gjithçka nga jeta jonë private.
Kështu që përpiqem të kap dhe prezantoj atë lidhje intime dhe unike midis trupave. Diçka që është vetëm e jotja. Ashtu si dashuria, emocionet, kujtimet, dhimbjet, plagët, seksualiteti … Diçka që padyshim, ia vlen të ruhet.
Përse keni zgjedhur pikërisht këtë lloj arti?
Hmm… po mendoj që nuk ka të bëjë me zgjedhje, por nëse megjithatë ka të bëjë, atëherë arti kontemporan ka bërë zgjedhjen time!
Na tregoni pak për pikturat tuaja të punuara me zallin e Kosovës, çka simbolizon kjo?
Puna ime tashmë cilësohet unike për shkak të përdorimit të materialeve të ndryshme në pikturë. Një rol të rëndësishëm në të luan ”Zalli i Kosovës”, me anë të të të cilit, nga njëra anë bëj shpalosjen e prejardhjes sime me kultivimin dhe prezantimin e vendit tim, përmes krijimit artistik. Po në të njëjtën kohë me materialet e përdorura mundohem t`i materializoj trupat të cilët me këtë teknikë japin përshtypje 3-dimensionale në pikturë.
Keni pasur ekspozita personale edhe në vitet paraprake, çka e konsideroni suksesin tuaj më të madh?
… që prekja e fundit e brushës në pëlhurë të më prezantojë mua si Albanë dhe të arrij të reflektoj tek shikuesit si vepër e Albanës. Ky është suksesi për të cilin punoj në çdo vepër.
Çka mund të na thoni për Prishtinën. A keni ndonjë aktivitet atje, apo jeni fokusuar totalisht në Vjenë?
Natyrisht që nuk e jam shkëputur nga aktivitetet artistike në Kosovë. Me kënaqësinë më të madhe jam gjithmonë e hapur për bashkëpunime në të ardhmen.
A keni ndonjë raport miqësor me dikë prej artistëve shqiptarë që mund ta veçoni?
Më mungon shumë koha dhe atmosfera e ngrohtë shoqërore e krijuar në Kosovë, me bisedat e panumërta e të vonshme rreth artit në përgjithësi. Mundohem qe të shkoj çdoherë që më jepet mundësia e kohës së lirë që ta “jetëgjatësoj” atë atmosferë të krijuar shoqërore.
Box 1
Zalli i Kosovës, si dëshmi e prejardhjes
Puna e saj tashmë cilësohet unike për shkak të përdorimit të materialeve të ndryshme në pikturë. Përdorimi i zallit të Kosovës në pikturat e Albanës është për të treguar prejardhjen e saj para botës. Për të prezantuar vendlindjen e saj.
Box 2
Çka është piktura për Albanën
Piktura është e vetmja që nuk largohet nga jeta ime! Kjo më bën të ndihem gjallë. Trajtimi i trupave njerëzorë në pikturë shpreh dëshirën për intimitet. Intimiteti trajtohet sot nga fiksimi ynë për të ndarë me të tjerët pothuajse gjithçka nga jeta jonë private.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve