Lajme

Austri: Rritet sërish numri i infektimeve

Mbi 1,800 raste të reja janë shtuar në 24 orët e fundit.

Numri i infeksioneve të reja është rritur vazhdimisht këtë javë në Austri. 1,225 raste me koronavirus u regjistruan të hënën, 1,427 të martën, 1,735 të mërkurën dhe 1,967 raste të enjten dhe 1,818 të premten (dje), raporton heute.at, përcjell albinfo.at.

Edhe të shtunën numrat e rasteve të regjistruara mbeten të lartë. Sipas informacioneve të gazetës “heute”, në 24 orët e fundit ka pasur një total prej 1.877 infeksionesh të reja dhe 20 vdekje në gjithë Austrinë. Rezultatet më numrin më të madh të rasteve pozitive ishin në Vjenë, të ndjekura nga nga Austria e Poshtme:

Burgenland: 61

Kärnten: 104

Austria e Poshtme: 491

Austria e Epërme: 254

Salzburg: 60

Steiermark: 298

Tirol: 80

Vorarlberg: 37

Vjenë: 492

20 persona të vdekur brenda 24 orësh

Deri më sot (19 shkurt 2021, ora 9:30), sipas Ministrisë së Brendshme,

443,536 njerëz në të gjithë Austrinë janë prekur nga Covid-19.  8,368 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit dhe 419,283 janë shëruar. Tani janë 1,025 persona në trajtim spitalor për shkak të koronavirusit dhe 261 prej tyre janë në njësi të kujdesit intensiv.