Kosova

Kosovë: Për gjashtë ditë, rreth 1200 raste të reja me Covid

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 65 mijë e 690 që nga fillimi i pandemisë, vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar për 10 raste të vdekjes nga kjo sëmundje, duke regjistruar gjithsej 1 mijë e 568 raste të vdekjes.

Derisa në betejë me koronavirusin janë edhe 6 mijë e 737 pacientë.

Kurse numri i të shëruarve po rritet çdo ditë, ku vetëm dje IKSHPK njoftoi se janë shëruar 411 pacientë.

Nga e hëna deri dje në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 171 raste pozitive.