Kosova
Kush janë më të votuarit e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 arriti të marrë mbi 17% të votave, duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve brenda KQZ-së, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë:
Enver Hoxhaj,
Bedri Hamza,
Uran Ismaili,
Elmi Reçica,
Mërgim Lushtaku,
Ferat Shala,
Bekim Haxhiu,
Memli Krasniqi,
Fadil Nura,
Eliza Hoxha,
Blerta Deliu,
Evgjeni Thaçi,
Ariana Musliu-Shoshi,
Floretë Zejnullahu,
Ganimete Musliu etj.
Listës prej më të votuarve i bashkohet edhe Ardian Kastrati si i aderuar rishtazi në PDK në këto zgjedhje.
Burime brenda KQZ, kanë thënë se Ardian Kastrati deri më tash ka siguruar rreth 11 mije vota, pa llogaritur votat e Prizrenit dhe Podujevës, votave me kusht dhe ato të diasporës që pritet të ketë numër edhe më të madh të votave.
Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani etj.
Këto vota tashmë iu kanë konfirmuar edhe kandidatëve për deputetë nga komisionerët.
Ditëve në vijim KQZ pritet të numërojë edhe votat me kusht dhe ato nga diaspora, ku edhe do të kemi listën e saktë të votave të secilit deputet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë? Derisa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit...
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkruan deklaratën e anëtarësimit në “Sky Shield” Zvicra është vendi i 15-të që i bashkohet nismës evropiane të mbrojtjes ajrore. Shefi zviceran i...
-
Mbi 60% e zviceranëve mbështesin reformën për financimin e shërbimeve shëndetësore
-
Sa ka ndryshuar tregu i punës në Zvicër?
-
Studimi: Zviceranët janë në favor të zgjerimit të rrugëve
-
Bernë: Këshilli Bashkiak jep sinjalet e para pro pilot-projektit për të ardhurat e pakushtëzuara