Maqedonia
Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Është bërë e ditur se në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i vaksinimit të popullit me vaksinën kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Ky proces filloi në orën 10:00 të mëngjesit, personat e parë që u vaksinuan janë personel shëndetësor, Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, kryeinfermiere ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, infektologe në Klinikën Infektive.
Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij, pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë.
“Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të fillojmë me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, ka thënë Filipçe, shkruan Alsat M.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin