Lajme

Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, publikon libër për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, së bashku me disa autorë ka publikuar librin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se parathëniet e libir janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arber Marku.

Mandl, me anë të shkrimi në Twitter njofton se libri paraqet temat që lidhen me Kosovën – nga anëtarësimi dhe pranimi në BE, deri te Marrëveshja e Stabilizim-Aasociimit dhe liberalizimi i vizave në Ballkanin Perëndimor – duke shtuar se libri është i gatshëm për t’u porositur.