Kosova
KQZ: Nuk dihet se kur do të nisë numërimi i votave nga diaspora
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thonë se ende nuk dihet data e saktë kur do fillojë numërimi i votave nga diaspora që kanë arritur me postë në Kosovë, atyre me kusht dhe votat e personave me nevoja te veçanta, transmeton albinfo.ch.
Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, tha për Radio Evropa e Lirë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor, i cili është përdorur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe sipas tij, pastaj krijohen kushtet për fillimin e verifikimit dhe numërimit të votave me postë.
“Nuk kemi një datë të saktë se kur do mund të fillojë ky proces, pasi aktualisht jemi të përqendruar në pranimin e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat, dhe besojmë se këtë proces do të mund ta përfundojmë gjatë ditës së sotme. Besojmë se gjatë ditës së ardhshme do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Mbi 43,000 pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Kosovë. Mbi 100,000 qytetarë, që jetojnë jashtë Kosovës, kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 14shkurtit.
Megjithatë, Elezi shpreson se kur të krijohen kushtet për numërimin e tyre, procesi i numërimit të këtyre votave të mos marrë kohë të gjatë.
Ndërkohë, ende nuk dihet se sa është numri i votave më kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 98 për qind të votave, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, më 14 shkurt 2021. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind apo mbi 374 mijë vota.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka 17.35 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind. Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë