Opinione
Ndryshimi në Kosovë, “Revolucion kadifeje” për tërë Ballkanin
Dr. Bashkim Iseni: Ndryshimet në Kosovë do të kenë impakt afatgjatë jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë Ballkanin në rrafshin e udhëheqjes politike
I ftuar në emisionin politik „Forum“ të së shtunës në Radio Televizionit e Zvicrës romande, themeluesi i platformës Albinfo.ch, Bashkim Iseni, njëherësh ligjërues në Universitetin e Friburgut, shtjelloi arsyet e nevojës për ndryshim në Kosovë si dhe impaktin e pritur të këtij revolucioni.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë kompetentë, kurajozë dhe pa të kaluar politike problematike. Ata mund t’ia kthejnë shpresën rinisë kosovare duke ua mundësuar atyre një perspektivë në një shtet modern. Për analistin Iseni, pritet se ata do ta vejnë në binar shtetndërtimin dhe europianizimin politik, social e ekonomik të Kosovës, dhe jo thjesht ky vend të figurojë në hartën e Evropës, por duke mos qenë pjesë e dinamikave të saj.
Në pyetjen përse diaspora kosovare ka qenë aq e trazuar në këtë proces votimi, B. Iseni e shpjegoi me faktin se historikisht diaspora ka qenë e mobilizuar dhe e politizuar, sepse ka investuar në Kosovë për kohë të gjatë dhe se është e lidhur me të, sidomos gjeneratat e reja. Pritjet e saja janë të mëdha dhe ajo mund të jetë faktor për ta ndihmuar ndryshimin rrënjësor atje.
Bashkim Iseni kritikoi korrupsionin endemik dhe paaftësinë e qeverive të deritanishme për zhvillimin dhe modernizimin e vendit, mirëpo ai edhe kishte relativizuar përgjegjësinë ndaj liderëve politikë të deritanishëm për vetë faktin se Kosova ka qenë e përballuar me luftë, ka trashëguar infrastruktura të vjetëruara dhe jofunksionale, dhe se një kohë të gjatë ka qenë monitoruar nga bashkësia ndërkombëtare pa agjendë të qartë politike ndaj Kosovës.
Sa i përket impaktit për Zvicrës, ai e potencoi rëndësinë e Kosovës, si thuaja kantoni i 27-të i Zvicrës, ngase këto dy vende janë të gërshetuara me lidhje njerëzore, ekonomike e politike. Kosova ngërthen çështje me rëndësi për Zvicrën, sikurse ekonomike, migruese dhe të sigurisë.
Së fundi, për Dr. Isenin, ndryshimi i Kosovës, apo siç e quajti ai „Revolucioni i kadifenjtë“ në Kosovë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe apeloi tek autoritetet zvicerane që ta mbështesin atë.
Për më shumë: https://www.rts.ch/play/radio/redirect/detail/11953237
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha