Kosova
LDK nuk udhëheq në asnjë komunë, dështon edhe në bastionet e saj
Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas asaj që raporton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri tani, nuk udhëheq në asnjë komunë, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, ajo renditet në vend të dytë apo të tretë edhe në komunat që quhen bastione të saj.
Po shkon drejt fundit procesi i numërimit të votave nga KQZ, ku deri më tani janë numëruar 94,33% e votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur në vendin e tretë në nivel vendi, mirëpo kjo parti nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë.
Lidhur me këtë rezultat është deklaruar edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, transmeton tutje albinfo.ch.
Ai në një konferencë për media është shfaqur shumë i ftohtë, teksa ka thënë se do të marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve.
Edhe Isa Mustafa foli për këtë, ku tha se në LDK do të vijnë shpejt ndryshimet e nevojshme.
“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër, por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK, do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, shkroi Isa Mustafa në Facebook.
LDK-ja është mposhtur për herë të parë në bastionin e saj, Istogun e Ibrahim Rugovës. LVV-ja e ka fituar bindshëm edhe kryeqytetin, të cilin LDK-ja e ka udhëhequr në disa mandate. Tash LVV-ja ka mbi 60 për qind, ndërsa LDK-ja 23 për qind.
Sot kur KQZ-ja po publikonte rezultatet nga numërimi i votave, LVV-ja printe në shumicën e komunave, ndërsa harta e Kosovës mori ngjyrën me të cilën ajo ilustrohej. Shtrirjen e VV-së nëpër Kosovë e ka devalvuar Lista Serbe, që ka fituar në 10 komuna.
LDK-ja renditet e treta, me 13 për qind të votave të përgjithshme. Ky është rezultati i saj më i dobët ndonjëherë, dyfish më i ulët se në zgjedhjet e para një viti e gjysmë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-së, Lidhja Demokratike doli e dyta me 1 për qind dallim nga vendi i parë.
Kurti fitoren e sotme arriti, duke e pasur në listë numër dy, kandidaten e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanin. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve