Kosova
Befasohen nga AAK-ja: “Fitorja e VV-së është më e thellë sesa kemi pritur”
"Po duket se fitorja e VV-së është më e thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, tha Gjini
Në një prononcim të fundit, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Gjakovë në zgjedhjet parlamentare.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai i ka uruar qytetarët dhe fituesit e zgjedhjeve.
“VV ka fituar në Gjakovë, i uroj qytetarët e komunës së Gjakovës për zgjedhjen që e kanë bërë. AAK i ka deri diku deri 10 mijë vota deri tani. Në komunë unë punën do ta vazhdoj ashtu si kam punuar deri më tani. Po duket se fitorja e VV-së është më e thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, tha Gjini.
Deri më tani në këtë komunë është duke prirë partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje me 50.32% përkthyer në numër të fletvotimeve 10.408 deri partia e dytë është ajo 26,33%. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës