Kosova

Voton 103-vjeçarja: Ndihem si të isha vajzë e re

Është bërë e ditur se një 103 vjeçare nga Vërbani i Vitisë ka marr pjesë në procesin e votimit që është duke u zhvilluar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

E moshuara, është shoqëruar nga një familjar i cili e ndihmonte gjatë procesit të votimit.

Në një prononcim për mediat ajo tha se ndihej si të ishte një vajzë e re dhe se kishte dëshirë të ecte vetë.

“S’ni bile, sikur mi pas 15 vjet. Kush për krahi skam qef mem rrok, vet kam qef me hec”, tha ajo.

Kujtojmë që qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00 të kësaj të diele.