Lajme
Letër babait të ndjerë
Më 13 shkurt 2020 Avni Shehu u përplas nga një makinë në vendkalimin për këmbësorë. Pas katër muajsh në spital, ai iu nënshtrua plagëve më 11 qershor 2020. Pikëllimi i famlijes është ende i thellë..
Ka kaluar një vit që kur Pranvera Shehu mësoi për aksidentin e babait të saj. Ai thjesht donte të pinte një kafe në pubin e tij, lokalin pranë shtëpisë së tij. Pastaj nuk u kthye më në shtëpi. Muajt e ardhshëm ai do t‘i kalonte në spital, në koma. Familja u përball me muaj mes frikës, shqetësimit dhe shpresës derisa ai vdiq në fillim të qershorit, pak para ditëlindjes së tij të 69-të. Pranvera nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e babait të saj në Kosovë, vendi ishte në listën e rrezikut të BAG. “Ndoshta nuk mund të kthehesh”, i thoshin.
Një vdekje e papritur në mes të një pandemie. Një dhimbje e pafund që vajza përpiqet të lehtësojë në një letër për babain e saj.
Nga Pranvera Shehu
Një vit më parë pata ditën më të keqe të jetës time, kur mora lajmin se ti ishte goditur nga një shofer në vendkalimin për këmbësorë. Ishte si një film i keq. Edhe sot pyes veten: pse bash ty të ka ndodhur? Pse? Gjatë 4 muajve më të vështirë të jetës sime, unë zgjohesha vazhdimisht natën dhe përjetoja një shtrëngim, gjithmonë duke shpresuar se e gjitha do të ishte vetëm një makth. Gjithmonë iu luta Zotit: “Të lutem, më thuaj që është vetëm një ëndërr e keqe, të lutem!” Por, fatkeqësisht, nuk ishte ëndërr.
Ti ishe personi më i mirë në tokë! Nuk kishte njeri më të dashur, më bujar se ti. Të gjithë ata që të njohën, e shohin kështu. Edhe sot tronditen njerëzit kur më pyesin për ty dhe nuk kishin dëgjuar për këtë ngjarje.
Babi, pas 4 muaj luftimesh, fatkeqësisht e humbëm luftën. Unë besova fort në një mrekulli dhe të gjitha veprat e mira që ke bërë, shpresoja se do të shpërbleheshin dhe do të merrje një shans të dytë.
Kishte shenja që vërtetonin se ti kishe ndjesi për ne!
Shenja më e madhe ishte kur mbesa jote e ëmbël, Alessia, të foli, të puthi, të ledhatoi dhe ti qaje. Ti e doje atë më shumë se gjithçka. Alessia ishte e vetmja jote. Ju ishit ekipi i ëndrrave, i pandashëm. Edhe sot, Alessia thotë në mëngjes kur ngrihet: “Të dua baba Pi” dhe formon një zemër për ty, me duart e saj të vogla.
Ajo dhe ne gjithsesi na mungon. Ne kemi nevojë për ty! Edhe sot kam ndjesinë që je vetëm në pushime dhe do të kthehesh përsëri. Ende nuk mund ta pranoj. Çdo ditë mendoj për ty.
Na mungon dashuria, fjalët, përqafimet dhe puthjet tua. Babi, të dua me gjithë zemër dhe falënderoj Zotin çdo ditë që më bëri të kisha një baba kaq të mrekullueshëm dhe unik, shpirtin më të bukur që kam takuar! Më mungon pa masë!
Me shumë dashuri,
Vajza jote, Pranvera
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës