Lajme
Rrëfehen mërgimtarët nga Zvicra: Kemi ardhur enkas për të votuar
Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur për të votuar në Kosovë
Një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Shumica prej tyre kanë ardhur enkas për të votuar në vendlindje për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen nesër.
Me entuziazëm dhe me brohoritje në mënyrë të organizuar u futën në aeroport, ndërsa ndër ta kishte edhe të tillë që po votonin për herë të pare e që ndërmjet opsionit të votimit me postë dhe atë direkt, kishin zgjedhur të vijnë ta hedhin votën direkt në qendrën e votimit, raporton albinfo.ch, nga vendi i ngjarjes.
Erald Kallaba 25 vjeçar nga Suhareka, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës, në një prononcim për albinfo.ch ka thënë se për të është hera e parë që po voton dhe kjo është arsyeja që ka ardhur në Kosove sot. “Shpresoj që në këto zgjedhje të ketë një ndryshim, një ndryshim konkret… kjo është arsyeja që kam ardhur enkas për zgjedhje në Kosove dhe do të kthehem për dy ditë”, u shpreh ai për albinfo.ch.
Për të votuar në vendlindje ka ardhur edhe Fatmir Spahiu nga Cyrihu i Zvicrës. “Kam ardhur vetëm për zgjedhje nesër dhe kam biletën kthyese… e kam agjën, prindërit e mi këtu. Kam ardhur enkas me i qu me votu”, tha ai. Ndërsa i njëjti tregoi që ka hasur në problem sa i përket votimit nga diaspora dhe se është ankuar në KQZ katër herë, shkruan tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë