Lajme

Zana nga Bazeli tregon për televizionin zviceran përse i pëlqen Kosova

Ajo thotë se në Kosovë ndihet më e relaksuar sepse atje ka gjithë familjen e gjerë dhe të gjithë e duan dhe e mirëpresin. Më së shumti i pëlqejnë dasmat...

Në serinë e videove “Mini Zwei Dihei” (dy “shtëpitë e mia”) programi për fëmijë në radion dhe televizionin zviceran – portretizohen rregullisht fëmijë që jetojnë në Zvicër por që rrënjët i kanë në vendet e tjera.

Me këto seri SRF dëshiron t’i tregojë audiencës së vet se sa fëmijë me prejardhje të ndryshme kulturore jetojnë jetën e tyre normale në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Vetë fëmijët në fjalë, në këto video inkurajohen të jenë krenarë për “shtëpinë e tyre të dytë” dhe të flasin për të.

Ndër të tjera, në këtë seri është portretizuar vajza 9-vjeçe, Zana nga Bazeli, familja e së cilës vjen nga Kosova. Zana, siç mund të shihet në këtë video flet me pasionn për dasmat e shumta në Kosovë. Ajo thotë se kurrë nuk ka provuar diçka të tillë në Zvicër.

Zana, me një natyrshmëri të admirueshme shpalos përshtyojet e saj nga vizitat në Kosovë. Ajo thotë se atje ndihet më e relaksuar sepse në Kosovë ka gjithë familjen e gjerë dhe të gjithë e duan dhe e mirëpresin. Në veçanti ajo flet me dashuri për gjyshen e saj e cila për çdo mëngjes i bën palpeta të këndshme që Zana i do kaq shumë…

Në vazhdim, video në youtube: