Lajme
Gjermania vazhdon izolimin deri më 7 mars
Gjermania do të vazhdojë izolimin edhe për një muaj. Qeveria federale dhe ato të republikave kanë vendosur që "bllokimi" në Gjermani të zgjatet deri më 7 mars
Sot gjatë ditës është përfolur për data të ndryshme të zgjatjes së “bllokimit” të Gjermanisë, por tani ka një vendim. “Bllokimi” në Gjermani do të jetë deri më 7 mars, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sallonet e floktarëve do të rihapen më 1 mars, ndërkohë për rihapjen e shkollave dhe kujdesit ditor për fëmijë, u është lënë në dorë shteteve federale të Gjermanisë të vendosin vetë për këto çështje.
Kancelarja Angela Merkel e ka përshkruar periudhën deri në mes të marsit si “ekzistenciale” për zhvillimin e mëtejshëm të pandemisë së koronavirusit në Gjermani për shkak të rrezikut të paraqitur nga mutantët e ri të virusit, transmeton albinfo.ch.
Kancelarja Merkel ka thënë se janë duke përdorur modele të ndryshme për t’i mënjanuar viruset por, siç ka thënë ajo të mërkurën, ekziston rreziku i një vale të tretë, të cilës masat politike duhet t’i kundërvihen.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë