Kosova

Shqipëri, rriten çmimet e naftës

Në Shqipëri çmimet e naftës janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi i shumicës dhe i pakicës në vend, një litër naftë shitet me 156 lekë, nga 148 lekë më parë. Edhe Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend, ka rritur çmimet në pothuajse të njëjtat nivele (155 lekë). Në disa pika tregtimi më të vogla, nafta tregtohet ende midis 144 dhe 150 lekë.

Që nga muaji mars, kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare ranë me shpejtësi (deri në nivele negative), si rrjedhojë e rënies së konsumit nga kufizimet e pandemisë, edhe në vend nafta shënoi trend rënës, me rreth 25-30 lekë për litër.