Shqipëria
Saranda, së shpejti me muze arkeologjik
Duket se qyteti i Sarandës do ta rrisë numrin e atraksioneve në “menynë” që paraqet për vizitorë. Pos bregdetit, monumenteve e atraksioneve natyrore, planifikohet që të bëhet edhe me një muze arkeologjik, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Sarandës ka thënë se, përveç Butrintit, paketa turistike kulturore e Sarandës do të ketë një muze arkeologjik dhe është menduar të ndërtohet tek godina ku ka qenë materniteti i qytetit.
“Kemi rënë dakord, t’i japim Sarandës një muze arkeologjik. Butrinti është aty, një aset kulturor botëror, por jo të gjithë kur vijnë në Sarandë shkojnë deri në Butrint”, ka thënë Rama. Sipas të parit të Qeverisë shqiptare, ata që shkojnë në Sarandë, të huajt apo shqiptarët, nuk kanë pse mos ta kenë një muze arkeologjik dhe ish-materniteti është një vend ideal për ta pasur atë
“Pastaj mund të bashkëpunohet edhe me Parkun e Butrintit për të pasur dhe zonat, seksione të caktuara të këtij muzeu të dedikuara të Parkut të Butrintit dhe pastaj kush do të shkojë në Butrint le të shkojë dhe atje”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kisha e 40 shenjtorëve duhet kthyer në një aset të fortë të paketës turistike. Bëhet fjalë për një prej kishave më të njohura të jugut të Shqipërisë. “Rruga ka shkuar deri atje, nuk është e standardeve më të larta, jam dakord që duhet ndriçimi më i mirë i Kishës dhe besoj se kryetari i Bashkisë për këtë po mban shënime”, ka thënë Rama në ato që konsiderohen si takime para fushatës elektorale për zgjedhjet e nivelit qendror që mbahen në prill.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?