Portrete të firmave

“Ciao Berto”, një hap më pranë tregut zviceran të mobileve

Bashkëpunim reciprok ndërmjet “SP Construction” dhe “Ciao Berto” gjatë viteve të kaluara, kurorëzohet me hapjen e një salle të ekspozimit (Showroom) të prodhimeve kosovare në Prilly të Kantonit Vaud

“Ciao Berto” ka filluar bashkëpunimin me “SP Constructions” në Prilly të Kantonit të Vaudit me pronar Imer Selimaj për hapjen tashmë të një salloni të përbashkët në Zvicrën frankofone. Kjo, sipas Selimajt, e sjell “Ciao Berto”-n më afër klientëve në Zvicër. Për të mësuar më shumë rreth këtij bashkëpunimi, platforma Albinfo.ch ka intervistuar z.Imer Selimaj.

Imer Selimaj (Foto Rromir Imami)

Albinfo.ch: Më në fund në Zvicrën frankofone mund ta mobilojmë një shtëpi me të gjitha hapësirat e saj me produktet e kompanisë “Ciao Berto” nga Kosova. A mund të na tregoni diçka me tepër: prej nga ideja, kur ka filluar puna dhe përse kishte nevojë për produktet e “Ciao Berto”-s në Zvicrën Frankofone?

Imer Selimaj: E gjithë kjo ka rezultuar si bashkëpunim reciprok ndërmjet “SP Construction” dhe “Ciao Berto” gjatë viteve të kaluara. Jemi shumë të privilegjuar që “SP Construction” të mund të ofrojë produktet e një kompanie të madhe kosovare sikur “Ciao Berto”. Si brend tashmë i njohur në tregun evropian, kemi menduar te jemi edhe në tregun zviceran. Edhe përkundër distancës së madhe, kemi vendosur të kemi bashkëpunim me një partner me prodhimet dhe kualitetin tonë, që është i një standardi shumë të kërkuar ne Zvicër.

Albinfo.ch: Pse pikërisht “Ciao Berto” (kur kemi parasysh se ka shume kompani tjera që prodhojnë në mobile në Kosovë.

Imer Selimaj:Cilësia, standardi i produkteve si dhe afati kohor i prodhimit dhe sjelljes së produktit në Zvicër është shumë domethënës dhe i rëndësishëm në krahasim me prodhuesit e tjerë. Gjithçka që prodhohet në “Ciao Berto” bëhet nga mjete të robotizuara. Ajo që po ashtu vlen të ceket është se disenjatorët janë italianë dhe shqiptarë, çdo gjë që bëhet, ndjek vijat e dizajnit italian .

Ekipi SP Construction (Foto Rromir Imami)

Albinfo.ch: Cila është paleta e mobileve që prodhoni dhe me çka dallojnë ato nga ofertat tjera?

Imer Selimaj: “Ciao Berto” ofron të gjitha llojet enterierit, kuzhina, tavolina të salloneve, si dhe tavolina të bukës. Gjithashtu ka edhe ulëse, dyer, dritare nga PVC-ja  me  standarde zvicerane dhe evropiane.

Albinfo.ch: A mund te na tregoni se si funksionon porosia ? Të themi, për shembull, porosia e një kuzhine.

Imer Selimaj: Procesi zhvillohet në këtë mënyrë: “SP Construcion” i merr të dhënat në shtëpinë apo banesën ku do të instalohet kuzhina dhe bëhet një vizatim paraprak i cili dërgohet te disenjatorët tanë tek “Ciao Berto”. Brenda ditës na arrin oferta dhe vizatimet në 3D, të cilat i japin mundësi klientit ta miratojë apo të propozojë ndonjë ndryshim para se te nënshkruhet oferta. Pas nënshkrimit të ofertës, “Ciao Berto” bën prodhimin dhe dërgimin tek ne brenda 20 ditëve. Nëse nuk arrijmë në kohen e duhur të bëjmë montimin apo prodhimin e produktit të kërkuar, atëherë ne zbresim çmimin për kontratën e nënshkruar. Një gjë që duhet theksuar veçanërisht është se për ne klienti është shumë i rëndësishëm.

Ekipi SP Construction (Foto Rromir Imami)

Albinfo.ch: Sa zgjat ky proces?

Imer Selimaj: Procesi i prodhimit tek “CiaoBerto” është 20 ditë. Nevojiten 10 ditë tjera për transport tek klienti ku “SP Construction” bën edhe montimin. Për produktin dhe punën e bërë, ne ofrojmë garancionet e parapara sipas normave  të SIA-s (Shoqata zvicerane e inxhinierëve dhe arkitektëve).

Albinfo.ch: Bashkëpunimi i “Ciao Berto”-s është zgjerim i ofertës të cilën bën kompania juaj “SP Construction”?

Imer Selimaj: Përkrah shërbimeve tona të rregullta, sikur ngjyrosja e banesave, vendosja e gipsit, rregullimi i fasadave, tash ne mundemi të kompletojmë një projekt të tërë duke ofruar edhe kuzhina, dyer dhe dritare si dhe mobilim komplet të dhomave të ditës dhe të gjumit.

Albinfo.ch: A ka plane për zgjerimin e biznesit në Zvicër? Nëse po, në cilën pjesë?

Imer Selimaj: Gjithsesi që ka.  Plani afatgjatë për “Ciao Berto” është që të kemi edhe pika tjera në vende si Zvicra gjermane, po edhe ajo Italiane.

Imer Selmanaj (Foto Rromir Imami)

Kush është Imer Selimaj?

Imer Selimaj: Në Zvicër kam ardhur në moshë të re, kur kam qen 13 vjeçar. Këtu kam kryer shkollën fillore, pastaj kam kryer shkollën për riparimin e veturave të aksidentuara.

Me pas kam punuar me një sipërmarrës zviceran dhe aty kam bërë eksperiencë që pastaj, për 15 vite të udhëheqim biznesin me vëllain tim, Bejtullah Selimaj, të cilit i uroj punë te mbarë me Garazhin  “AS Autos Sàrl”.

Prej 4 vitesh punoj me bashkëshorten time Luljete SELIMAJ, të cilën e falënderoj shumë për mundin dhe për përkrahjen me “SP Construction”.

Jam baba i  3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë. Jam shumë i lumtur me punën dhe po ashtu falënderoj partnerët tanë me të cilët bashkëpunojmë vite me radhë, si: Fidi SA, Pizzera-Polleti SA, C.M.C Développement Sàrl, EFPL, Prorema Architecture dhe shumë  të tjerë.

albinfo.ch
albinfo.ch

Një prezantim i shkurtër i “Ciao Berto”

Kompania “Ciao Berto” merret me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobileve, që nga themelimi në vitet e nëntëdhjeta. Gama e produkteve përfshin: kuzhina, dhoma të fjetjes, tryeza të ndryshme, komodina, sofa të madhësive të ndryshme, dyer të brendshme druri dhe dyer e dritare nga PVC-ja. “Ciao Berto” ka dy pika shitjeje, në Vushtrri dhe në Prishtinë ndërsa prej dhjetë vitesh eksporton produktet e bëra në Kosovë në shtete evropiane, kryesisht Zvicër, por edhe në Gjermani, Austri, Suedi dhe Norvergji. “Ciao Berto” merr pjesë për herë të parë në panairin më të madh të industrisë së ndërtimit “Swissbau” që mbahet çdo dy vjet në Basel, Zvicër.

Showroom-i me produktet e “Ciao Berto” gjendet në Prilly të Kantonit të Llozanës (Av.de la Confrérie 3    CH-1008 Prilly    Tel.021 625 01 15)

/Artikull i Sponzorizuar/