Lajme
Gjermania, Franca, Britania dhe SHBA-ja dakordohen për vazhdimin e lidhjeve transatlantike
Është bërë e ditur se shefat e diplomacisë së Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së deklaruar qëllimin e tyre për të vazhduar lidhjet transatlantike, pas takimit të tyre të parë virtual që kur presidenti, Joe Biden mori detyrën si president i SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
“Ministrat e Jashtëm ranë dakord për vazhdimin e partneritetit, tradicionalisht të fortë transatlantik dhe së bashku të përballen me sfida globale në të ardhmen”, theksuan ata në një deklaratë.
“Ky shkëmbim i parë i thelluar midis ministrave të jashtëm që nga betimi i presidentit Biden është karakterizuar nga një atmosferë e sigurt dhe konstruktive.
Referuar deklaratës, ministrat europianë dhe homologu i tyre i ri amerikan, Antony Blinken folën për marrëveshjen bërthamore të Iranit, e cila ka qenë e rrezikuar që kur ish-presidenti, Donald Trump tërhoqi vendin e tij në 2018.
Tre vendet europiane nënshkruese të marrëveshjes në vitin 2015 dhe SHBA-ja diskutuan për mënyrën se si një qasje e unifikuar mund t’i përgjigjet shqetësimeve tona të përbashkëta për Iranin”, theksoi në një mesazh në Twitter, ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.
“Këto shkëmbime virtuale kanë pasur rastin të përqendrohen edhe në çështje të tjera si pandemia e koronavirusit, marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë dhe politikat klimatike botërore”, theksoi Berlini.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Francez Jean-Yves Le Drian i përshkroi diskutimet si një bisedë e rëndësishme për Iranin dhe për mënyrën se si të menaxhojnë së bashku sfidat bërthamore dhe të sigurisë rajonale.
“Sekretari amerikan i ShtetitAntony Blinken nënvizoi angazhimin e SHBA për veprim të koordinuar për të kapërcyer sfidat globale”, theksoi zëdhënësi i diplomacisë amerikane Ned Price./ATSH
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca