Lajme
Poeti Besim Xhelili sjell dy tituj të rinj në gjermanisht me lirika dashurie
Viti i ri 2021 fillon mbarë për shkrimtarin shqiptar nga Austria, Besim Xhelili. Sapo kanë dalë nga botimi në gjuhën gjermane dy titujt e tij të fundit me lirika dashurie. Këto dy vëllime me poezi u botuan në gjuhën shqipe në vitin 2019.
Edhe pse kriza e pandemisë ka bllokuar tash mëse një vit e tepër gjithë poret e jetës, ku arti e kultura vuajnë në masë të madhe, kulturëbërësit po mundohen të mbijetojnë, të vazhdojnë krijimtarinë, të organizohen sipas rrethanave të krijuara, të mbajnë takime kulturore e letrare nga larg, përmes internetit dhe platformave të ndryshme.
Poeti shqiptar nga Tetova, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, sjell para lexuesve gjermanëfolës dy titujt e tij të fundit me poezi, vëllimin e tetë me radhë “Fragmente të një zemre të dalldisur…! (ISBN 9783752641523) dhe i nënti “Vragë malli” (ISBN 9783752611731). Të dy këto vëllime u botuan në shqip në vitin 2019.
Recensent i të dy vëllime është kritiku i mirënjohur shqiptar, Prend Buzhala, për redaktimin u kujdesën Hasan Qyqalla dhe Ejup Ajdini, kurse kritkën letrare e ka bërë Migena Arllati. Përkthimin në gjermanisht e realizoi albanologu i njohur austriak Kurt Gostentschnigg, kurse pikturat e kopertinave janë vepër e piktores dhe artistes Saranda Kika-Bahtiri nga Mitrovica. Autori falënderon stafin punues në libra, të cilët gjithmonë i qëndrojnë pranë me mbështetjen e tyre.
Këto dy vëllime gjenden gjithandej në libraritë dhe bibliotekat, si dhe në platformat e shitjeve të librave në internet. Në linkun e mëposhtëm mund të gjehen librat direkt tek botuesi:
https://www.bod.de/buchshop/catalogsearch/result/?q=besim+xhelili
Në vijim sjellim një cikël me lirika nga këto dy libra:
DY SY
Dy sytë e tu t’bukur, aq të përsosur
O sa janë të thellë dhe frymëzues
Por, një poet seç e kanë brengosur
Me atë shikim t’egër e pushtues…
SONATË
O këta sytë e tu një sonatë e përkryer
Brenda tyre një çerdhe e pavdekësisë,
E sikur rrugën me zili më kanë rrëmbyer
Disa valë të brishta brenda melodisë…
MELODI ME TINGUJ T’FIKUR
O melodi e qëndisur me tinguj t’fikur
Vjeshta sapo mbaroi e më s’u pamë,
Një lule n’mes vargjeve seç ka zbritur
Po pret t’pathënat që kurrë s’i thamë…
DIHATJE
Buzën pika t’verës po ta prekin
N’ato çaste hareje dhe kënaqësie
Timen ngrica akujsh seç e stepin
Nga dihatje t’lodhshme dashurie…
SI KAHERA
N’ballkon po qave sonte si kahera
Yjet po i pyete nëse jam gjallë e lotoj,
Do t’thonë se gjithmonë e gjithhera
Aty n’zemër t’kam e dot s’të lëshoj…
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel