Lajme

Shqiptari, doktorant i suksesshëm në Harvard

Kevin Shani ka përfunduar studimet për Inxhinieri Biologjike dhe Energjitikë në Universitetin e Harvardit, ku aktualisht vazhdon edhe doktoraturën, transmeton albinfo.ch.

Ai është bashkëthemelues i organizatës së shqiptarëve të Harvardit. Kevini tregon për eksperiencën e tij në Universitetin e Harvardit, si dhe flet rreth organizimit të studentëve shqiptarë në këtë Universitet.

Kur ishte në Shqipëri, në vitin 2014  ai u zgjodh si gjimnazistët më të mirë të Shqipërisë, duke e vlerësuar me medaljen e artë.

Më pas Kevin zhvendoset në Shtetet e Bashkuara, ku nisi studimet në Harvard për Inxhinieri Biologjike, si degë primare dhe energjitikë si degë sekondare.

Kevin aktualisht vazhdon Doktoraturën po në Harvard, duke u bërë një nga kuadrot e suksesshëm shqiptarë. /Albinfo.ch