Muzikë

Ava Max, artistja më e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, vijon sukseset në sferën ndërkombëtare edhe për vitin 2021, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se ajo është e dëgjuar në mbarë botën dhe këngët e saj marrin miliona dëgjime në platformat muzikore.

Shume media polake shkruajnë se Ava Max rezulton të jetë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në Poloni.

Nga ana tjetër, lajmi është shpërndarë në Instagram nga vetë Ava Max. “Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Albumi i Ava Max, i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit. /Albinfo.ch