Kosova

Slogani i Nismës Socialdemokrate: “Me çlirimtarët!”

Analistët shprehen se ky slogan ka qëllim të caktuar

Fatmir Limaj ka prezantuar në “Debat Plus” sloganin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me çlirimtarët!”, do të jetë slogani përmes së cilit NISMA do të ftojë qytetarët ta mbështesin atë.

“Angazhimi ynë nuk është të mbrojmë individë të caktuar, por të mbrojmë vlerat e luftës dhe vlerat kombëtare të këtij vendi dhe mbrojtjen e së vërtetës”, ka zbërthyer Limaj sloganin e Nismës. /Albinfo.ch