Lajme
Përgjigjen ekspertët shqiptarë gjithçka për vaksinimin
Platforma albinfo.ch online&print, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë në Zvicër, do të ofrojë këshilla mjekësore, të personalizuara falas.
Specialistë të fushave të ndryshme janë vënë tashmë në shërbim të bashkëkombasve shqiptarë kudo që ndodhen në Zvicër, nëpërmjet pyetje-përgjigjeve online.
Bëhet fjalë për specialistët më të mirë shqiptarë në Zvicër, të cilët vihen në dispozicion të komunitetit tonë.
Gjithçka mundësohet shpejt dhe mjafton që të lidheni me albinfo.ch për të marrë menjëherë përgjigje lidhur me vaksinimin që tashmë ka filluar në Zvicër.
Në redaksinë albinfo.ch tashmë kemi pranuar me qindra pyetje rreth vaksnimit. Përgjigjet e ekspertëve në vijim:
Une nuk jam e sigurt per vaksinen shume shtete e kan gjetur vaksinen (gjoja). Ne nuk dime ke te besojme po luhet loje me jete njerezish
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Vaksinat e aprovuara janë në rend të parë të sigurta, cilësore dhe shumë më efikase se vaksinat kundër gripit.
Deri më sot janë vaksinuar mbi 40milion njerëz anë mbarë botës. Nuk është regjistruar asnjë vdekje nga vaksina. Edhe unë si mjek aktiv, bashkëshortja ime që punon me mua në praksën time, dhe nëna ime në moshën 84 vjeçare, jemi vaksinuar me 12 Janar, 2021 dhe ndjehemi shumë mirë.
Nese e mar vaksinen, a do te jem e mbrojtun nga virusi 100 %?
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Me vaksinat Pfizer dhe Moderna jeni të mbrojtur 95%, çka është mbrojtje e shkëlqyer. Për dallim nga vaksina e gripit që ka një mbrojtje prej 50-60%.
Përgjigje nga Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH, Fatime Imeri:
Efikasiteti 95% don te thote qe nga 100 njerez te vaksinuar 95 prej tyre jane te mbrojtur nga virusi apo jane imune dhe nuk semuren nese vijne ne kontakt me virusin. Nderkaq 5 nga ata 100 te vaksinuar mund te infektohen dhe semuren perkunder faktit qe jane vaksinuar.
Pershkak shumë thashethemeve se vaksinan nuk jan te mira per shumë arsye a kan mundsi stafi mjeksor te na zgjaroj dhe qka na sygjerojn ti marim vaksinat apo jo me gjithse po flitet se do te behet e obligushme per ta mar se nuk mundemi te udhtojm nese nuk jemi vaksinuar.
Ju pershendes te gjithë stafin dhe uroj te mar nje pergjigjje nga ju.
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Thashethemet janë pa kurrfarë baze shkencore dhe mbesin thashetheme. Rekomandohet mendimi i ekspertëve. Vaksinat janë të sigurta, cilësore dhe shumë efikase në mbrojtjen ndaj infeksioni me virusin Covid-19. Deri tani janë vaksinuar mbi 40 milionë njerëz anë e mbarë botës. Ju rekomandojmë t’i merrni vaksinën në mënyrë që te mbrojmë vehten dhe të tjerët. Është e vetmja zgjidhje që t’i kthehemi normalitetit. Kompanitë ajrore dhe shtetet e ndryshme mund të kërkojnë testimin apo më vonë vaksinimin si kusht për udhëtime apo hyrje në shtetin përkatës.
Nëse këto vaksina janë kaq të sigurta, pse prodhuesit e tyre janë liruar nga çdo përgjegjësi nëse diçka nuk shkon mirë?
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Kjo është pyetje e rëndësishme dhe komplexe. Kompanitë garantojnë për sigurinë, cilësinë dhe efekasitetin e vaksinës e jo për efektet anësore të lehta apo të rënda,për të cilat në bazë të të dhënave shkencore dhe hulumtuese gjatë hulumtimit nuk janë regjistruar. Nëse për shembull vjen gjer tek një efekt anësor i rëndë ose vdekjeprues, atëherë duhet të shqyrtohen shumë faktor, gjendja e pacientit, indikacioni dhe rekomandimi i vaksinimit etj. Kompanitë janë vetëm atëher përgjegjëse sipas ligjit për përgjithsinë e prodhimit, paragrafi : prHG ; SR 221. 112.944. Kjo don të thotë se nëse ka pasë një parregullësi gjatë prodhimit, ndonjë defekt apo gabim, mungesë kualiteti, kontaminim etj. atëherë përgjigjet prodhuesi, firma.
Jam shumë e dyshimt në këtë vaksinë ani se jam në Zvicër ne Kantonin e Aargaut pergjigj ja e juaj te tregoni te vërteten a duhet ta marrim a jo, ju faleminderit për përgjigjen
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Nuk duhet të keni kurrfarë dyshimi mëqense deri tani janë vaksinuar mbi 40milion njerëz anë a mbanë botës. Edhe unë si mjek aktiv, bashkëshortja ime që punon me mua në ordinancën time, dhe nëna ime në moshën 84 vjeçare, jemi vaksinuar me 12 Janar, 2021, dhe ndjehemi shumë mirë.
Persgendetje stafi i mjekve une perso alisht i kam te damtume mushkrit prej vendit te punes prej shkalles 36% a jam i sigurt te marr covid vaksi kure une .marr vaksina kundr infekcon te mushkrive dhe vaksinen dimrore ju pershendes pres pergjigje
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Ju i takoni grupit me rrezikshmëri të lartë, andaj tek ju vaksinimi kundër Covid-19 është i domosdoshëm. Po ashtu duhet të vaksinoheni kundër gripit çdo vit dhe ndezjes së mushkërive (Pneumovax) çdo 2 vite.
Pytje ime osht A Garanton dikush me shkrim qe kjo vakcin osht e sigurt dhe nuk ka pasoja negative ?
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Në mjekësi nuk ka garantim me shkrim. Vaksina nuk është e obliguar. Para çdo intervenimi mjekësor ju duhet të jepni pëlqimin me nënshkrim, që pajtoheni me intervenimin përkatës i cili mund të ketë pasoja anësore.
Përgjigje nga Dr Fatime Berisha Imeri – Mikrobiologe:
Asnjë vaksine dhe asnje medikament nu ka ka siguri dhe efekt te 100%.
Sa po vaksinohen zviceranet?
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Interesimi për vaksinim është aq i lartë, sa që nuk ka kapacitete dhe vaksina të mjaftueshme për realizimin e kësaj kërkese.
Përgjigje nga Dr Fatime Berisha Imeri – Mikrobiologe:
Përqindja e skeptikeve është poashtu tradicionalisht e lartë në Zvicër.
Po të kish qenë virusi i madh sa një kamion, atëherë sdo kishte patur dilema. Por ja që as nuk e shohim dhe kur e kemi, marrim vesh pas tri a katër ditëve apo ndokush e kalon pa e verejtur fare. Pra, ketu nuk na mbete shume per te zgjedhur: të besojmë ose jo!
Unë do e marr vaksinën dhe per dy arsye:
1-besoj se do ndikoj pozitivisht në imunizimin e organizmit tim ndaj virusit dhe
2-Nëse psh. askush nuk do të vaksionohet, si do te dine mjeket per efektet anesore te kesaj vsksine, pabere analiza te ndryshme.
Te rinjte mundem te i kuptoj per skepticizmin e tyre, por mosha ime (mbi 50-tat), duhet te i ofrojme mundesi edhe shkences per persosjen e vaksinës per gjeneratat e reja.
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Pajtohem plotësisht me mendimin e juaj për vaksinimin. Njerëzimi duhet të jetë i lumtur që falë teknologjisë moderne, kemi gjetur zgjidhjen e vetme të dalim nga ky izolim dhe t’i kthehemi normalitetit.
bozhdarajzelfije: mirmrama ju pershendes kam ni pytje per mjek jam e traspllatirt nese marr vakcinen corona a ban me pas kopikacione per veshke ju faleminderitt ju pershendes
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Ju mund të vaksinoheni, pasi I takoni grupit të personave me rrezikshmëri të lartë.
Efektet anësore janë dhembje në vendin e injektimit, temperature e lehtë, kokëdhembje, lodhje. Ka pasë edhe reaksione alergjike te pacientat me alergji të rëndë. Komplikacione të veshkëve dhe organeve tjera nuk janë shënuar deri më tani.
Përgjigje nga Përgjigje nga Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH, Fatime Imeri:
Personat me imunitet te dobesuar (te transplantuarit p.sh per shkak te marrjes se medikamenteve) ose te pacientet me HIV, efikasiteti i vaksines eshte me i ulet.
ahmetimislime: Pershendetje redaksi .Kisha nje pyetje rreth vaksinimit ,në Zvicer esht ligji qe edhe vasinat tjera qe kan mar me heret p.sh për femijët kan qen vullnetare nga ana e familjes ,njoh shum familje zvicerane që nuk i kan vakcinu femijet.Tash për këtë të fundit vaksin a do jet e domosdoshme se me të vërtet esht nje huti ndërmjet asaj se ësht e dëmshme apo sësht , thuhet përmban xhelatin derri .Ju si specialist të kësaj fushe a keni njohuri drejt per drejt me perbajtjen e ksaj vaksine apo transmetoni ate qe ju vjen nga ekspet tjere .Shpresoj te mar pergjigjen ju flm paraprakisht.
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Në Zvicër nuk ka bazë ligjore për vaksinim të detyruar. Vaksinimet në moshën fëminore por edhe tek të rriturit kanë shpëtuar me miliona jetë dhe kanë bëre çrranjosjen e disa sëmundjeve me rradhë.Edhe vaksinimi kundër Covid-19 është I rekomanduar, dhe der më sot janë vaksinuar mbi 40 milion njerëz anë a mbanë botës. Vaksina nuk përmban xhelatinë derri. Molekula përbërëse e yndyrës është me origjinë bimore dhe sintetike.
[email protected]: Te nderuar/a,
Lexova ne fcb, se nepermes redakesise s’uaj, kemi mundesi te marrim mendimin nga disa mjek te specializuar shqiptare, ne Zvicer, ne lidhje me vakcinen COViD, andaj edhe po Ju drejtohem.
Quhem, Rexhep Selmani, 63 vjeqar, jetou ne Valais/CH, qe 40 vite.
Per 168cm, gjatesi, peshoj 92 kg.
Nuk kame kurfar semundje kronike, perpos yndyre te keq n’gjake, perdori Inegy 10/40, 1x ne mbremje.
Jame duhangji, qe mbi 40 vite, Oxigjenin e kame 99-100%.
Kame nje teshitje 1-2 ne jave nga 7-8 here pa nderpre, dhe nga hundet me rrjedhe nje sasi e vogel e nje lengu te kthjellet.
Testin e alergjise e kame bere para 10 viteve te mjeku i familjes e se kane gjetur ne qka jame alergjik.
Nuk kame alergji tjera te njohura deri me tani.
Pytja ime eshte: A ka nevoje me bere kontrolle ma te thelle ne lidhje me alergjine dhe a do te paraqet problem vakcina COVID te une?
Paraprakisht, Ju faleminderohem per pergjigjeje.
Mire mbetshi,
Rexhep Selmani
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Së pari ju jëshilloj të përsëriteni testin e alergjisë te dermatologu, përmes testeve në lëkurë.
Vaksina kundër Covid-19 nuk paraqet problem ke ju, ngase mund të keni një alergji të lehtë.
Janë vërejtur efekte anësore vetëm tek personat që kanë një alergji të rëndë (1:100 000)
erjonakeri: Jam nje paciente me kancer ne trajtim e siper. Pyetja ime eshte nese mund ta bej vaksinen ne keto momente apo jo?
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Varet nga lloji dhe stadiumi i trajtimit dhe terapia aktuale.Tek personat që e kanë kaluar fazën akute dhe e kanë mbijetuar kancerin rekomandohet vaksinimi. Ju duhet të bisedoni me mjeken/un e juaj specialist onkolog.
Përgjigje nga Përgjigje nga Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH, Fatime Imeri:
Aktualisht kontraindikacioni i vetem per te mos e marre vaksinen e Pfizer/Biontech eshte reaksioni alergjik (reaksioni anafilaktik) ndaj vaksines mRNA, i cili reaksion duhet te jete paraqitur 4 oret e para pas marrjes se dozes se pare. Gjithashtu edhe alergjia ndaj ndonje perberesi te vaksines si psh alergjia ndaj polysorbatit, qe shfaqet si reaksion i terthorte apo anesor i hipersenzitivitetit ndaj polietilen-glukolit. Ne keto raste nuk guxon te jepet vaksina resp. doza e dyte e vaksines.
Ekrem Ebibi
E nderuara redaksi,
Të nderuar mjekë shqiptar,
Uroj që ky e-mail të ju gjejë me gjendje të mirë shëndetësore dhe të disponuar.
Ndaj knaqësinë dhe mburrjen me të gjithë ata profesionistë që shërbejnë popullin e vet dhe mbar Botën njerëzore.
Cilat kategori të njerëzve nuk duhet të vakcionohen?.
Me respektet më të larta.
Ekrem Ebibi
Përgjigje nga Mr.Dr.med Agron Abrashi:
Gratë shtatëzana, të rinjët nën moshën 16 vjeçe, pacientët në fazën akute të infeksionit, personat me alergji të rëndë.
A ka gjasa te infektohesh pasi e merr vaksinen sepse koheve te fundit ndegjojme qe po infektohen edhe pas vaksines, nese PO a do te jesh bartes athere?
Përgjigje: Fatime Imeri – Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH:
Pas marrjes së vaksinës, organizmit i nevojitet kohë, përafërsisht 10 ditë, derisa të prodhojë sasi të mjaftueshme të antitrupave. Në këtë periudhë, një person mund të infektohet dhe të sëmuret, por me gjasë nuk do të ketë simptome të rënda.
Fakt është, që efikasiteti i vaksinës nuk është 100%. Kjo do të thotë, që jo të gjithë ata që vaksinohen janë të mbrojtur. Te vaksina me efikasitet 95% psh, 5 nga 100 të vaksinuarit nuk prodhojnë antitrupa dhe nuk janë të mbrojtur nga infeksioni. Këta persona, nëse infektohen dhe sëmuren, e përhapin virusin njejtë sikur të gjithë të sëmurët tjerë.
Nëse i kemi duart e ndotura me virus, ne do ta shpërndajmë atë nëpër sipërfaqe të cilat i prekim me duar, pa marrë parasysh faktin a jemi të vaksinuar apo jo.
Ri-infektimi është një teme ende në hetim. Të dhënat paraprake tregojnë se pasi një person është ekspozuar në mënyrë natyrale me virusin SARS-CoV-2, ri-infektimi është një fenomen që mund të ndodhë por është i rrallë të paktën deri në 6-8 muaj pas ekspozimit/infektimit. Për shembull, një studim në Katar tregoi se për një periudhë mesatare prej 16 javësh, infektimi natyral me SARS-CoV-2 ofroi një mbrojtje prej më shumë se 90% për zhvillimin e një infeksioni të dytë, një efekt i ngjashëm me vaksinat. Këto gjetje u konfirmuan edhe nga një studim i fundit në Angli ku u tregua se në dy shtëpi të kujdesit të moshës së tretë infeksioni me SARS-CoV-2 në valën e parë ofroi një mbrojtje prej 96% në valën e dytë. Sigurisht, që si në rastin e vaksinave dhe në rastin e ekspozimit primar me SARS-CoV-2 infektimi mund të ndodhë pasi efekti nuk është 100%, por të dhënat deri me sot tregojnë se ndodhë shumë më rrallë se në rastet kur nuk je i vaksinuar. Infektimi edhe kur ndodhë, sipas të dhënave deri më sot, duket të paraqitet me simptoma më të lehta sesa infektimi i parë me SARS-CoV-2 ose se në rastin kur nuk je i vaksinuar. Vaksinat sipas të dhënave deri më sot tregojnë të mbrojnë ndaj rëndimit të sëmundjes.
Referencë:
https://www.eurosurveillance.org/content/10.2807/1560-7917.ES.2021.26.5.2100092
https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2021.01.15.21249731v1
Pershendetje pyetja ime eshte une mar regulkisht xhdo dy jav nje spritze Humira per psoriasis a mund te kete dicka negative ne marjen e pfizer per kovid hu flm
Fatime Imeri – Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH:
Humira shkakton suprimim apo dobësim të imunitetit. Ekziston mundësia, që te pacientët të cilët trajtohen me Humira, vaksina COVID-19 të jetë më pak efikase.
Shpejtim Thaqi
Mu me kish interesi se qfar funksioni ka: supstanca përbërës aktivë të modifikuar gjenetikisht per antitrupave! Dhe a munden ti sulmojn edhe Bakteriet tjera ne trup si i nevoiten organizmit per mbi jetesen e organeve!
Dhe pse shum e shum Doktor dhe Infektologa nuk pi preferojn ket vakcinim? Shum puntor te shendetesis nuk po pranojn mu vakcinu?
Fatime Imeri – Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH:
Vaksina mRNA e Pfizer/Biontech dhe ajo e Modernës përmbajnë një pjesë të gjenit (mRNA) që në vete ka kodin për proteinën « spike » të virusit SARS-CoV-2. Proteina « spike » është çelësi i virusit për të hyrë në qelizat tona dhe mu për këtë arsye vaksinat COVID-19 kanë synim bllokimin e saj.
Pas marrjes së vaksinës, qelizat përreth vendit ku jepet vaksina, do të prodhojnë proteinën « spike », kundër së cilës qelizat e sistemit imunitar (limfocitet) fillojnë të prodhojnë antitrupa.
Këta antitrupa nuk kanë ndikim kundër bakterieve dhe as kundër virusëve të tjerë.
Arsyeja është kjo: bakteriet nuk përmbajnë proteinën « spike », dhe antitrupat e fituar pas vaksinimit nuk kanë si të kapen për bakterie, sepse nuk e njohin dhe nuk përshtaten me strukturën e bakterieve dhe as të virusëve tjerë.
Pasiqë ky lloj i mekanizmit të vaksinës (mRNA) kundër një virusi është i ri, ka edhe skeptikë të shumtë. Kjo përkundër faktit dhe të dhënave statistikore të deritashme, se vaksina mRNA kundër COVID-19 nuk ka treguar efekte anësore më shumë se vaksinat kundër virusëve tjerë që jepen me dhjetëra vite. Mirëpo, është veti njerëzore, që çdo gjë që është e re dhe e panjohur të shkaktojë dyshime dhe frikë.
Pasi kam kaluar Cov , a mundem të udhetoj dhe te jem e sigurt për sa kohe?
Fatime Imeri – Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH:
Llogaritet që do të jeni të mbrojtur më së paku për tre muaj. Në të shumtën e rasteve edhe deri në 4-6 muaj.
Nese merret vaksina covid , a ndikon pozitiv apo negativ pere disa qe jane me smundjet kronike !
Fatime Imeri – Dr. med, MSc UZH in Life Sciences , EMBA UZH:
Efekti pozitiv te këta pacientë qëndron në faktin se ata nuk do të sëmuren nga COVID-19, kurse parakusht për këtë është, që vaksina të jetë efikase.
Cila është pyetja tjetër për vaksinimin:
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinimit, ju përgjigjen ekspertët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor