Lajme
Mbi 717 mijë euro ndihmë nga diaspora vetëm për menaxhimin e COVID-19
Është bërë e ditur se vlera e grumbullimit të të ardhurave nga diaspora vetëm për Covid është bi 717 mijë euro, ndihma këto të ardhura nga diaspora, tha drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, transmeton albinfo.ch.
“Nga këto mjete, 667 mijë euro janë pranime nga qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës, kurse mbi 50 mijë euro janë pranime nga qytetarë brenda vendit”, tha ai.
Ndërkohë, deri më tani, 511 mijë euro janë alokuar në Fondin për Menaxhimin e COVID-19, të Ministrisë së Shëndetësisë, në kategorinë e shpenzimeve kapitale. Kurse, 206 mijë euro të tjera janë bartur në buxhetin për vitin 2021, të cilat, thotë Ismaili, do të shpenzohen vetëm për menaxhimin e pandemisë, shkruan REL.
Duhet theksuar se ndihma nga diaspora ka ardhur pas thirrjes që u ka bërë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 prill të vitit të kaluar, vetëm një muaj pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.
Po gjatë vitit të kaluar, kur në Kosovë ishin në fuqi masat kufizuese të lëvizjes, qytetarë nga diaspora përmes aksione të ndryshme, kanë ndihmuar me pako ushqimore familje me kushte të rënda ekonomike, thonë nga organizata “Germin”.
Kurse në institucionet shëndetësore të Kosovës kanë sjellë 15 mijë teste dhe gjysmë milioni maska për qytetarët, si dhe veshje mbrojtëse kundër COVID-19. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë