Maqedonia
Teste të shpejta të antigjenit në aeroportin e Shkupit

Nga sot fillon testimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teste këto të shpejta të antigjenit, kumtuan nga TAV Maqedoni.
Nga koncesionieri i aeroportit të Shkupit thonë se qëllimi është t’u sigurohet opsion udhëtarëve, të cilët udhëtojnë në destinacione në Gjermani të kryejnë teste të shpejta të antigjenit, para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit dhe të vijojnë me procedurat e aeroportit, në qoftë se testin veçse nuk a kanë bërë para arritjes në aeroport, shkruan SDK, përcjell albinfo.ch.
“Me qëllim të përgjigjemi në restriksionet më të reja për udhëtim të vendosura për shkak të masave Kovid-19 nga ana e shteteve të BE-së/zonës shengen, TAV Maqedoni ka gjetur zgjidhje për kërkesën për teste të shpejta antigjeni që bëhen pak para se të largohet udhëtari. Laboratori “Zhan Mitrev” do të vendosë automjetin e saj për testim para ndërtesës së terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në afërsi të hyrjes së vetme të hapur për udhëtarët e “Departures C”, ku udhëtarët do të mund të kryejnë testin e nevojshëm të shpejtë për antigjen dhe të marrin rezultatin për 15 deri në 20 minuta nga marrja e materialit. Ambulanta lëvizëse për teste të shpejta antigjenit e laboratorisë “Zhan Mitrev” do të jetë e pranishme ne aeroportin e Shkupit edhe ditëve në vijim”, thuhet në kumtesën e TAV Maqedoni.
Ndryshe, derisa udhëtarë vendosin të bëjnë testin e shpejtë antigjen në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit, me qëllim të mos krijojnë bllokada para ndërtesës së aeroportit, nga “TAV Maqedoni” apelojnë që të arrijnë së paku 3 orë para fluturimit.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Të gjitha fluturimet e reja nga aeroportet zvicerane në pranverë 2025 Një numër fluturimesh të reja do të operojnë midis Zvicrës dhe aeroporteve evropiane si dhe të...
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër