Lajme
Kapet zvicerania me 226.000 franga dhe makinën e numërimit të parave në veturë
Një shtetase zviceran është përpjekur të kontrabandonte 226,020 frangash përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda
Doganierët italianë kanë ndaluar një shtetase zvicerane në doganën e vendkalimit kufitar Chiasso-Brogeda, e cila nuk kishte deklaruar 226,020 franga, para që i kishte me vete në makinë, shkruan 20minuten.ch.
Zyrtarëve të doganës u lindi dyshimi pasi panë një makinë numërimi të kartëmonedhave në veturë.
Ajo që u konstatua pastaj është se një shtetase zviceran është përpjekur të kontrabandonte 226,020 franga përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda, transmeton albinfo.ch.
Sipas Guardia di Finanza, një forcë e specializuar e policisë italiane në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në Romë, incidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm.
Një ekzaminim nga afër të makinës u zbuluan 226 mijë franga në kartëmonedha prej 1000 frangash. Paratë ishin fshehur në një zarf të madh. Autoritetet kanë konfiskuar 50 për qind të shumës totale.
Janë iniciuar hetimet për rastin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra