Portrete të firmave
Rrugëtimi i kompanisë kosovare Ciao Berto – nga zeroja drejt tregut evropian!
Sot eksportohen produktet e Cia Berto në shtete të ndryshme të botës – duke filluar nga Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Dubai, Nigeria e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Ciao Berto sot është kompania lidere në industrinë e mobileve dhe kuzhinave, duke ofruar një asortiment të gjerë të produkteve me kualitet të jashtëzakonshëm. Por, si dhe kur nisi gjithçka?
Familja Krasniqi e cila ka themeluar kompaninë Ciao Berto, prej dekadash ka historik të tregtisë. Inspiruar nga babai, themeluesi i Ciao Berto, Ejup Krasniqi, bën të ditur se një udhëtim i vitit 1979 për në Itali ishte hapi kyç drejt fillimit të diçkaje madhështore – ishte vet fillimi i kompanisë Ciao Berto!
Në udhëtimin e tij në qytetin e bukur Villafranca di Verona ai kishte marrë vendim që mullirin e parë elektrik ta sillte në Kosovë për të vazhduar tregtinë me makineri të ndryshme nga Italia. Italia kishte shërbyer për Ejup Krasniqin edhe si inspirim për të filluar prodhimin, nga ku edhe kishte marrë makinerinë e zdrukthëtarisë në vitin 1996 për ta hapur kompaninë Ciao Berto dhe për ta filluar prodhimin vendor!
Pas kësaj, Ciao Berto më nuk do të ndalej për të vazhduar dominancën në tregun vendor me produktet kualitative, të cilat sot eksportohen edhe në shtete të ndryshme të botës – duke filluar nga Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Dubai, Nigeria e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Makineritë më moderne të fabrikës sot përkujdesen që përmes teknologjisë më të fundit të sjellin produkte të bazuara në origjinalitetin e produktit italian.
Sot Ciao Berto ka një kapacitet të jashtëzakonshëm prodhues ditor, ku mundet brenda dite t’i prodhojë 15 kuzhina, 20 dhoma të fjetjes, 20 mobilie, 100 dyer dhe 100 dritare dhe është ndër më të mëdhenjtë në regjion!
Për Ciao Berto-n, viti i ri fillon me një video të shpërndarë për publikun me qëllim që të tregohet historia dhe rrugëtimi i kompanisë, si shenjë se suksesi fitohet atëherë kur përkushtimi dhe njohuritë bashkohen për një qëllim të mirë.
Më poshtë e keni videon e plotë ku mund ta shikoni mini-dokumentarin e kompanisë Ciao Berto dhe ta mësoni historinë e suksesit të familjes Krasniqi!
/Shkrimi i sponzorizuar/
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa