Kuriozitete
Risi nga Opel Corsa, model special i lansuar në treg
Kompania ka zbuluar edhe çmimin e tij, që është 23.890 euro.
Opeli me modelin e fundit për tregun gjerman është versioni i ri i modelit Corsa, i quajtur “Individual”, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ky version special është me motor benzinë 1.2-litër me kapacitet prej 74 kW/100 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, Corsa Individual e arrin për më pak se 10 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 194 km/orë.
Opel Corsa Individual vjen me eksterier me ngjyrë të zezë dhe me disa detaje me ngjyrë të kuqe, rrotat 17-inçësh nga alumini, si dhe me ulëset e përparme sportive dhe timonin me ngrohje.
Ndër të tjera, Corsa Individual vjen edhe me ekran 7.0-inçësh për argëtim dhe informim, sistemin për parkim “Park Assist”, sistemin për frenim automatik në rast të detektimit të këmbësorëve, sistemin për identifikimin e shenjave të komunikacionit, si dhe me sisteme të tjera që përdoren kohëve të fundit.
Po ashtu kompania ka zbuluar edhe çmimin e tij, 23.890 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











