Lajme
Raporti i ekspertëve gjermanë: Të largohet nocioni “sfond migracioni”
Tashmë dihet se shteti i Gjermanisë është një nga vendet me imigrimin më të lartë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Një raport ekspertësh gjermanë, propozon se ç’pamje duhet të ketë shoqëria multikulturore.
Një nga termat më të përdorur në Gjermani është, padyshim “sfond migracioni”. Duku më shumë se pas 15 vite, ekspertët e statistikave pyesin për “sfondin e migracionit”. Sipas kësaj, një person i tillë quhet në Gjermani, që nuk ka lindur gjerman. Por, edhe nëse babai apo nëna nuk kanë qenë gjermanë të lindur, quhesh qytetar me sfond migracioni. Çdo i katërti gjerman ndërkohë ka sfond migracioni.
Referuar “Komisionit të Ekspertëve për Aftësinë e Integrimit” kjo duhet të ndryshojë së shpejti. 24 politikanë e studiues me porosi të qeverisë gjermane kanë diskutuar për dy vite me radhë, se ç’duhet bërë më mirë në një shoqëri me migrantë. Raporti u dorëzua të mërkurën tek kancelarja Merkel. Një seri rekomandimesh: Mes tyre; të hiqet nocioni “sfond migracioni”.
Çaglar: “Fëmijët e mi janë gjermanë”
Po ashtu, përveç të tjerave, në raport u flit se në të ardhmen për të ardhurit dhe pasardhësit e tyre. Derya Çaglar thotë se “Në rastin tim do të thotë, unë nuk jam më migrante, por thjesht vajza apo pasardhësja e migrantëve”, thotë Çaglar deputete socialdemokrate në parlamentin e landit të Berlinit. “Fëmijët e mi, që sipas përkufizimit të tanishëm janë me sfond migracioni, do të ishin thjesht gjermanë.”
E ngarkuara e qeverisë e qeverisë gjermanë për integrimin, Annette Widmann-Mauz nga CDU e mbështet këtë propozim. Nocioni “sfond migracioni” përmbledh ndërkohë grupime nga më të ndryshmet, nga ana tjetër ky nocion nuk ka forcën e duhur shpresë. “Kësaj i shtohen 21 milionë vetë që nuk ndjehen të pasqyruar përmes këtij nocioni.” Gati çdo i trei gjerman me “sfond migracioni” ka lindur në Gjermani. Kjo duket sikur ata “kurrë nuk do tëjenë 100% pjesë këtij vendi, sikur ky sfond qëndron gjithmonë në ballë.”
Deutschland Fachkommission Integrationsfähigkeit | Annette Widmann-Mauz und Angela Merkel
Annette Widmann-Mauz dhe Angela Merkel
Raporti ka 14 rekomandime kryesore. Aty kërkohet një politikë më sociale e banimit, më shumë angazhim kundër racizmit dhe kriminalitetit të urrejtjes dhe shanse arsimimi dhe shkollimi për të gjithë. Në një vend me migrantë is gjermania integrimi “është një detyrë e vazhdueshme” që i prek të gjithë, thuhet në raport. Merkel i falënderoi ekspertët për këtë “punë të madhe” që i jep politikës “shumë ekspertizë në punën e saj”. Sipas Merkel “detyra nuk do të jetë e lehtë, sepse për shkak të pandemisë, ne do të futemi në një fazë te tensionuar ekonomike”. Nëse një vend ka probleme ekonomike, të parët që e ndjejnë presionin janë migrantët e sapoardhur dhe ata më pak të kualifikuar”, tha Merkel. Prandaj do të duhet ta drejtojmë më shumë vëmendjen tek tema e integrimit dhe migracionit, theksoi kancelarja.
Corona si lupë
Në një kohë që pandemia ka treguar, se e varur është Gjermania nga migrimi, u shpreh ministri federal i Punës, Hubertus Heil në prezantimin e raportit të ekspertëve. “Këtë e bëri të qartë si në një lupë Corona”: Ne kemi nevojë në shumë sektorë për punonjës të kualifikuar.” Sipas Heil për këtë duhet të shfrytëzohen të gjitha potencialet e forcave të kualifikuara në vend. “Në të njëjtën kohë kemi nevojë për migrimi forcash të kualifikuara nga vendet e treta. Këtë nuk e shohim vetëm tek spitalet apo kujdesi në shtëpitë e të moshuarve. këtë e shohim edhe tek ndërtimtaria dhe shumë sektorë të zejtarisë.”
Deutschland hochqualifizierte Migranten
Që Gjermania është një vend imigrimi, është tanimë konsensus në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Në Bnudestag pikëpyetje i vë këtij realiteti partia AfD, partia më e madhe opozitare dhe kërkon të kufizojë fort migracionin. Por edhe mes ekspertëve të komisionit të qevrisë gjermane nuk ka një ujdi të plotë në çështjet e integrimit dge migracionit. Në vjeshtën e vitit të kaluar një anëtar u largua për shkak të mospajtimeve nga komisioni. Në raportin përfundimtar mospajtimi reflektohet në “prononcimet devijuese”. Duket se edhe me nocionin e ri “të ardhur dhe pasardhësit e tyre” disa anëtarë të komisionit nuk janë të lumtur. Ndoshta nocioni i vështirë “sfond migracioni” nuk ka për t’u larguar aq shpejt nga përdorimi gjuhësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra