Lajme

Sot festohet miqësia franko-gjermane, nga ish rivalët

Është bërë e ditur se sot festohet miqësia franko-gjermane. Pas 100 vitesh luftë dhe konfliktesh midis dy vendeve, bashkimi i Evropës dhe afrimi franko-gjerman i kthyen ish-rivalët në miq, transmeton albinfo.ch.

Kollona më e rëndësishme për këtë ishte traktati i miqësisë franko-gjermane i nënshkruar në vitin 1963 midis Kancelarit Federal Konrad Adenauer dhe Presidentit Francez Charles de Gaulle në Pallatin Elysée në Paris.

Që prej atëherë Gjermania dhe Franca kanë bashkëpunuar ngushtë duke u angazhuar në të gjithë botën si pjesë e BE-së ?? për mbrojtjen e paqes, të drejtave të njeriut, ekonomi të qëndrueshme, mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, transmeton tutje albinfo.ch.

Ambasada gjermane ka shkruar se ne duam të festojmë këtë 58-vjetor me ju, dhe se në orën  19:00  në faqet e facebook, do të shfaqen 9 filma të shkurtër me titra shqip mbi temat që janë duke lëvizur Evropën tani dhe në vitet e dekadat e ardhshme: Pandemia e Koronës, kufijtë dhe migrimi, mbrojtja e klimës dhe mjedisit si dhe të drejtat e grave, etj. /Albinfo.ch