Lajme
Fillon aplikimi për dokumenta biometrikë në Vjenë
Dje është inaugurua nisja e aplikimeve pёr pasaporta e karta identiteti për shtetasit shqiptarë me qëndrim jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Vlen të përmendët se në këtë inagurim mori pjesё Drejtori ekzekutiv i ALEAT për Shqipërinë, z. Jean-Alain Jouan dhe ekipi i ALEAT, tё cilёt mundёsuan instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit.
Postimi i plotë:
Ambasadori Roland Bimo pёrshёndeti kёtё risi nё shёrbimet tona:
I nderuar zoti drejtor Jean-Alain Jouan,
Kolegë, miq, aplikantë,
Sot është një ditë e pazakonshme për ambasadën Vjenë.
Kemi kënaqësinë të fillojmë shërbimin më të ri dhe të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë me banim në Austri, aplikimin për dokumenta biometrikë, karta identiteti dhe pasaporta. Jemi të nderuar që në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë merr pjesë Drejtori Ekzekutiv i IDEMIA-Aleat, punonjësit e së cilës kanë disa ditë që punojnë së bashku me ne për të ngritur stacionin e aplikimit dhe trajnimin e personelit. I falenderoj edhe në emër të kolegëve për profesionalizmin dhe frymën e bashkëpunmit.
Si nëpunës të shërbmit civil, për ne kryefjala është shërbim. Jemi të lumtur që na jepet mundësia të shërbejmë më mirë.
Me kompaninë IDEMIA-Aleat, e perfaqesur sot ne nivelin më të lartë, nga drejtori Jean- Alain Jouan, kemi patur këto ditë një bashkëpunim shëmbullor, në bazë të të cilit qëndron qëllimi i përbashkët për të shërbyer më mirë shtetasve shqiptarë.
Por një falenderim i posacem i takon kolegëve të ambasadës Z. Tonin Beci, Z. Idlir Kaba e në mënyrë të vecantë Zj. Ganellari, e ngarkuar me detyrën e konsullit, për përkushtimin, angazhimin dhe gatishmërinë për të punuar në çdo rrethanë për të mundësuar dhënien e këtij shërbimi. Ky falenderim ngjyroset edhe me shume mirenjohje po të kemi parasysh kushtet në të cilat po operojmë, të luftës kundër pandemisë, e cila rrezikon jetën e atyre që e ofrojnë dhe atyre që e marrin shërbimin. Për këtë arsye na duhet të operojmë në kushte të respektimit të plotë të rregullave për tu mbrojtur nga Covid 19.
Falenderime të gjithëve për kontributin dhe suksese
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme