Opinione
Lypësit, mosrespektimi i të drejtave themelore të tyre në Zvicër dhe gjetiu
Në fillim, unë do të doja të nënvizoj se është Konventa evropiane e drejtave të njeriut (KEDNJ), e vitit 1953, të Këshillit të Evropës që garanton të drejtat themelore dhe liritë e njeriut. Kështu shtetet që kanë nënshkruar këtë instrument juridik duhet të aplikojnë dispozitat e këtij dokumenti.
Megjithatë, Konventa evropiane e drejtave të njeriut është interpretuar nga Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut (GJEDNJ), me seli në Strazburg, do të thotë që gardian i respektimit të Konventës është GJEDNJ. Dhe këtu doja të vij.
E kur është fjala për të drejtat themelore dhe liritë e njeriut, GJEDNJ është shumë presipikase dhe kërkonë me një devotëshmëri të respktohen dispozitat e Konventës nga shtetet që janë antëare të Këshillit të Evropës dhe që kanë nënshkruar Konventën.
Kështu një shkelje të dispozitave të Konventës evropiane të drejtave të njeriut nga një shtet, mundëson personave që ju janë shkelë të drejtat e tyre të kërkojnë nga GJEDNJ, pasi të kenë harxhuar të gjithë mejetet juridike në nivel nacional, të konstatojë shkeljen dhe që të kërkoj nga shteti të respektoj këta dispozita juridike të Konventës.
Po kështu, jo shpeshë herë, GJEDNJ vihet në shërbim të të varfërve me qëllim që të mbroj dinjitetin e personave në stres dhe më të prekur nga varfëria. Në këtë kontekst GJEDNJ ka dhënë drejtësin dhe ka mbrojtur personat që lypin në vende publike në Zvicër dhe ka dënuar Zvicrën për mos respektimin e Konventës evropiane të drejtave të njeriut, sipas neni 8 që synon respektimin e të drjatave private dhe familjare.
Personat e varfër ose në vështërsi ekonomike të skajshme (lypësit) në parim duhet të mirën në mbrojtje ex-officio nga autoritetet publike (shteti i mirëqenies) konform të drejtës nacionale dhe ndëkombëtare qoftë ato rezident të shtetit ku jetojnë ose ato pa strehë. Këtë të drejtë të mbrojtjes së dinjitetit të personit (lypësit) nga shteti i mirëqenies e ka eksploruar GJEDNJ në rastin e Zvicrës. Kështu, Aktgjykimi i GJEDNJ në rastin e Zvicrës në të ardhmen do të ketë efektë ex nunc, kjo e drejtë do të duhet të respektohet edhe nga shtetët tjera nënshkruese të Konventës (erga omnes).
Fenomeni i lypësit, sot e eklipsuar në media është shumë evidente në shoqëri !, dhe i vjetër dhe përshkruan personin në kërkim të një ndihme duke e zgjatur dorën për ndihmë për të plotsuar nevojat elementare dhe për të mbrojtur dinjitetin e vetë njerzor si ç’do person tjetër. Por ç’ka e bënë sinjifikative sot këtë fenomen është ajo se kjo kategori e personave në kërkim të ndihmave kanë vështirësi të realizojnë të drejtat e tyre pranë autoriteteve publike. GJEDNJ nënvizon që ç’do qenie njerzore ka të drejtë në minimum-vital për të mbroj dinjitetin e vetë duke kërkuar ndihmë edhe ate në cilësi të lypësit nëse nevoja është e domosdoshme. Po,lypsit edhe ato kanë dinjitet, ato vuajnë nëse nuk i duam!
Dr. Abdulah Ahmedi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës