Lajme
Zvicra nuk i paguan kompensim gruas siriane që humbi fëmijën
Pavarësisht pranimit të dështimit, Departamenti Federal i Financave nuk pranon t'i japë dëmshpërblim nënës së foshnjës së vdekur
Në verën e vitit 2014, një foshnjë e palindur e prindërve refugjatë kishte vdekur ndërsa familjarët e saj po ktheheshin në Itali.
Për rastin e saj, një roje kufiri qe dënuar me burgim me kusht, shkruan 20 minuten.
Por, pavarësisht pranimit të dështimit, Departamenti Federal i Financave nuk pranon t’i japë dëmshpërblim nënës së foshnjës së vdekur.
Gruaja kishte lindur fëmijën e vdekur në spitalin në Domodossola të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Atje ishte detyruar të shkonte pasi që autoritetet zvicerane e kishin dëbuar, duke e kthyer në Itali, ku familja kishte qenë para se të kalonte në Zvicër për të kërkuar azil atje.
Rojtari i kufirit i cili nuk kishte siguruar ndihmë mjekësore, megjithëse gruaja në fazën e fundit të shtatzanisë ishte ankuar për dhimbje, më pas u dënua për sulm dhe mosrespektim të rregullave të shërbimit.
Sipas SRF, një analizë e brendshme e çështjes në administratën doganore kishte treguar se një pagesë kompensimi deri në 10.000 franga për gruan, ishte e justifikuar.
Por, EFD mori qëndrimin se rojtari kufitar edhe pse ishte dënuar për dëmtime trupore, nuk mund të mbahej përgjegjës për vdekjen e foshnjës.
Avokati i nënës ka njoftuar se ajo do ta çojë çështjen në Gjykatën Federale Administrative.
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës