Lajme
Studentët shqiptarë në Gjenevë me një veprim simbolik në Konsullatën e Kosovës
Reagimi nga Shoqata e Studentëve shqiptarë në Gjenevë
Shoqata e Studentëve shqiptarë në Gjenevë ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së, ku shumë bashkëatdhtarët e kanë të pamundur të votojnë, kurse tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i telefojnë, që ka shkaktuar reagime të shumta.
Duke u bazuar në deklaratën tonë, kemi ndërmarrë, të dielën më 17 janar 2021, një aksion simbolik para Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Ky veprim synon të denoncojë mungesën e vullnetit politik nga ana e institucioneve tona për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare të diasporës. Të gjitha pengesat që ne parashtrojmë në njoftimin “Vota e Diasporës” janë vendosur për të parandaluar ushtrimin e së drejtës së votes, raporton albinfo.ch.
Ky veprim merr kuptim në Konsullatë sepse është vendi që përfaqëson shtetin e Kosovës. Insistojmë në faktin se asnjë individ që punon në Konsullatë nuk është në shënjestër të këtij veprimi. Konsiderojmë se ky vend u përket qytetarëve të Kosovës dhe se zyrtarët e tij u shërbejnë njerëzve dhe jo e kundërta. Për më tepër, Shteti i Kosovës duhet të garantojë burimet njerëzore dhe financiare për t’i mundësuar Ambasadat dhe Konsullatat të kryejnë procesin zgjedhor.
Në këtë drejtim, simbolikisht ua lehtësojmë punën organeve tona shtetërore. Preferuam të transmetonim votat e diasporës në qese mbeturinash sepse besojmë se ky është fati i tyre.
ShSShGj
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor