Gruaja

Ardiana, nëna e trinjakëve nga Zvicra: Jam krenare me të tre!

Ajo flet për shtatzëninë, lindjen dhe gjithashtu edhe për gëzimin që kanë dy fëmijët e saj më të mëdhenj me tre të posalindurit

Ardiana Alijaj është nëna e cila lindi trinjakë në orët e para të vitit 2021, duke u bërë kështu një ndër gratë e para me fëmijë të lindur në këtë vit, në gjithë Zvicrën.

Shqiptarja 31 vjeçe e cila jeton në Bad Zurzach të Kantonit Aargau, në një prezantim në gazetën “Aargauer Zeitung” flet për shtatzëninë, lindjen dhe gjithashtu edhe për gëzimin që kanë dy fëmijët e saj më të mëdhenj me tre të posalindurit.

Në orën 7:52 të mëngjesit të 1 janarit, jeta e 31-vjeçares Ardiana Aliaj përsoi ndryshim rrënjësor. Me “një goditje”, nëna e dy fëmijëve nga Bad Zurzach-u u bë përnjëherë nënë e pesë fëmijëve. Trinjakët e saj Roani, Kiani dhe Troi kanë lindur me operacion cezarian në Spitalin Kantonal në Baden (KSB), tranmseton albinfo.ch. Treshet e tilla rrallë lindin, zakonisht jo më shumë se një herë në vit në KSB.

Trinjakët kanë lindur në javën e 33-të të shtatzënisë, gati dy muaj më herët se rregulli. Roani peshonte 2 kilogramë e 10 gramë, Kiani 1955 gram dhe Troi  2 kilogramë e 70 gramë. Deri më tani të tre djemtë kanë shtuar një peshë.

“Ata po ia dalin aq mirë, unë jam shumë krenare për të tre”, thotë e lumtur, Ardiana.

Pas gjashtë ditësh ajo ishte në gjendje të lëshonte spitalin, ndërsa trinjakët duhet të qëndrojnë atje edhe për një kohë.

Tani që nuk i ka më në trup dhe po ashtu as në shtëpi, Ardiana sigurisht ndien njëfarë boshllëku.

Por ekipi i neonatologjisë kujdeset aq mirë për vogëlushët e saj, saqë pas dhimbjes fillestare të ndarjes, ajo e dinte se ishin në duar të mira e të sigurta. “Më impresionon mënyra se si i trajtojnë ata fëmijët. Unë nuk mund ta bëja më mirë vetë këtë”.

Për menaxheren e spitalit Bettina Schober, e cila ka punuar në KSB për 21 vjet, lindja e trinjakëve është diçka e veçantë: “Një lidhje e veçantë zhvillohet si me prindërit ashtu edhe me fëmijët. Ata shpesh janë me ne me javë të tëra dhe ne i njohim shumë mirë ”.

Ndonjëherë ndodh që ata të vijnë për të na vizituar më vonë ose të dërgojnë një foto të ditëlindjes së tyre të parë”, në mënyrë që të dimë se si janë zhvilluar”, përcjell albinfo.ch. Trinjakët janë zhvilluar shumë mirë që nga lindja, thotë Schober: “Në fillim ata kishin nevojë për mbështetje për të marrë frymë, por kjo është krejt normale në këtë moshë. Të tre marrin vetëm qumështin e pasuruar të gjirit të nënës së tyre. “Nëna jep një kontribut të madh duke dhënë qumështin”.

Prindërit mund të vizitojnë trinjakët në çdo kohë të ditës. Roan, Kian dhe Troi mund të shkojnë në shtëpi më shpejt kur të kenë përfunduar 35 javët, shpjegon menaxherja e stacionit. Kjo i bie se duhet të qëndrojnë edhe dy javë.

Ardiana Aliaj e pret me padurim ditën e ardhjes së trinjakëve në shtëpi, megjithëse ka respekt për qëndrimin e mjekëve. Në javën e 28-të të shtatzënisë, ajo ishte zhvendosur me burrin dhe dy fëmijët e saj të mëdhenj, 7 dhe 5 vjeç, nga St. Galleni ku jetonin përsëri në Bad Zurzach, ku ajo është rritur, transmeton albinfo.chPa ndihmën e familjarëve të saj, ata nuk do t’ia dilnin mbanë. Familja e saj jeton këtu dhe do ta mbështesë në jetën e përditshme.

31-vjeçarja dhe burri i saj, Xhemë Alijaj, me të cilin është martuar që nga viti 2013, kishin menduar gjatë nëse dëshironin një fëmijë të tretë. Ata vendosën ta bënin atë dhe përjetuan befasinë e jetës kur u konstatua shtatzënia e trefishtë.

“Unë kam dy vëllezër që janë binjakë dhe djali im i parë ishte gjithashtu binjak. Por zemra e fëmijës së dytë pushoi së rrahuri në muajin e gjashtë të shtatzënisë” shprehet nëna e fëmijëve.

Ajo rrëfen momentet e saj të para kur kuptoi për fëmijët, se kurrë nuk priste që prapë do të ishte shtatëzanë me binjakë, e lëre më trinjakë. Ajo kujton vizitën te mjeku:

“Mjeku shikonte diçka. Dhe pastaj ai heshti. Pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, ai tha se duhej të shikonte. Ai gjithashtu sheh diçka të tretë. Nuk mund ta besoja. Thjesht mendova: Si mund të ndodhë që janë tre? ” Nëna e re qeshet. Shtatzënina ime ishte një shtatzëni si në ëndërr.