Lajme

Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, që po trajtohen në Austri, janë zgjuar nga koma

Të dy të lënduarit, sipas Tahirit, janë duke u trajtuar shumë mirë në Austri, shkruan albinfo.at

Dy të lënduarit nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj, Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, janë zgjuar nga koma.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tyre, ndërsa njoftimin e ka publikuar këngëtari Labinot Tahiri.

Të dy të lënduarit, sipas Tahirit, janë duke u trajtuar shumë mirë në Austri, shkruan albinfo.at.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni dhe që keni kontribuar aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po jua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shëndetësore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.
Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mëdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar këngëtari Labinot Tahiri.