Portrete të firmave
Infrashape Swiss për vija të përkryera trupore
Wow efekti i një super biciklete që shkrin kaloritë e tepërta brenda një kohe shumë të shkurtër, është në duart e një çifti shqiptar, i cili këtë muaj ka hapur në Olten dyert e studios së tretë në Zvicër, pas asaj që ka në Kriens dhe Lucern
Ky është një lloj fitnesi i avancuar, është një revolucion për rregullimin e vijës së trupit dhe djegien e celulitit. Beauty & Health „INFRASHAPE SWISS Atelier AG” është alternativa më e mirë në këtë kohë pandemie, pasi që klientët mbajnë seancat e tyre stërvitore të ndarë në dhoma të veçanta, të pajisura me banjo private, pa rrezikuar thyerjen e rregullave të mbajtjes së distancës.
Mbrapa këtij investimi të madh qëndron Sali Dauti me të shoqen, Shpetimen. Partner i tyre në Olten është edhe, Werner dhe Andrea Tschopp. Ata i kushtojnë rëndësi të madhe shëndetit, ushqimit dhe dukjes së jashtme.
Trajnimi i së ardhmes në atelienë „Infrashape Swiss AG“ me aparaturën më moderne trupformuese në Olten është garantues i djegies së dhjamit të trupit dhe celulitit. Me vetëm 50 minuta trajnim ju mund të digjni deri në 2 mijë kalori. Me vrapim brenda një ore, për shembull, nuk humbë më shumë se 300 kalori. Për secilin klient ata zhvillojnë një plan individual të ushtrimeve dhe dietës. Metoda inovative e Infrashape ju sjell në figurën tuaj të ëndrrave, në një mënyrë të relaksuar dhe lufton në mënyrë aktive yndyrën e trupit dhe celulitin.
Shpetime Dauti, pronarja e tri qendrave të fitnesit modern, thotë se është nga ato gra që i kushtojnë vëmendje mënyrës së ushqimit dhe investon shumë për shëndetin e pamjen e jashme. «Jam nënë e dy fëmijëve dhe investoj shumë kohë për shëndetin e për t’u dukur mirë. Nga kjo ka ardhur edhe ideja për të sjellë këtë lloj fitnesi në Zvicër që është një lloj revolucioni për djegien e kalorive dhe celulitit».
Me biçikletën më moderne të shtrirë në botë ju mund të relaksoheni dhe të zvogëloni peshën tuaj trupore, të shijoni trajtime efektive kundër celulitit dhe të rinoni lëkurën tuaj. Në pozicionin e shtrirë, ju përfitoni nga trajnimi efektiv kardio që është i butë për nyjet dhe shpinën. „Infrashape Swiss AG“ në Olten, Kriens dhe Lucern, ju mbështet në luftën kundër mbipeshes dhe celulitit në një mënyrë që është e butë për nyjet.
“Reagimet e klientëve kur e provojnë për herë të parë këtë lloj stërvitjeje, janë wow-efekt. Është një mënyrë që ata nuk mund ta përshkruajnë ndjenjen çliruese që i jep trupit ushtrimi në këtë aparaturë”, tregon Shpetimja.
Investitori, Sali Dauti, është në bisedime me mjekë dhe sigurime shëndetësore që ta integrojnë në paketën e tyre të shërbimeve si pjesë e kujdesit ndaj ruajtjes së shëndetit, fitnesin modern të luftimit të mbipeshës „Infrashap Swiss AG“
„Rezultatet e ushtrimeve mund të vërehen shumë shpejt, të cilat pas 10 seancave bëhen gjithnjë e më të qarta. Mirëpo edhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm“, shton ai mëtej.
Infrashop, Preferenca e parë në kohë të koronvirusit
Bashkëpronari Werner Tschopp thotë se në këtë kohë të koronavirusit, Infrashape është a para; ne jemi preferenca e parë. Ne kemi këtu në hyrje një aparaturë moderne të matjes së temperaturës që tregon kush mund të hyjë e kush jo. Shumica e klientëve thonë se e ndjejnë fillimin e ndryshimit në trup madje që në stërvitjen e tretë. Ky lloj fitnesi është për të gjithë i ri, mirëpo të gjithë janë të fascinuar dhe vetë gruaja ime vetëm pas tre muajsh stërvitjeje dhe një diete të kontrolluar ushqimi, ka humbur 12 kilogramë.
„Dimrit ky lloj fitnesi është edhe me atraktiv pasi që mundësitë për të stërvitur në natyrë janë më të limituara. Kjo aparaturë moderne është ideale për ata që hezitojnë të dalin të vrapojnë apo ta ngasin jashtë biçiklietën. Me të, vetëm brenda një ore arrijnë katërfishin e efektit që mund ta marrin përmes ngasjes së biçikletës apo vrapimit. Klientja 67 vjeçe është gruaja më e vjetër që ushtron në Infrashap Swiss, e cila është e fascinuar nga ky një lloj VIP stërvitjeje me dhomë e banjo private“, tregon Werner Tschopp.
Disa teknologji në një makinë fitnesi
Ngrohja me infra të kuqe dhe masazhi i vakumit nxisin djegien e rezervave të yndyrës, të depozituara atje dhe veprojnë në mënyrë aktive kundër kilogramëve të tepërt dhe celulitit.
Përparësitë tuaja të trajnimit me Infrashape Horizontal
- efektive kundër celulitit
- modelon figurën
- djeg një numër kalorishë mbi mesataren
- promovon qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe përmirëson elasticitetin
- ka një efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe sistemin limfatik
- lëshon thellësisht indin dhjamor nënlëkuror
- përmirëson aftësinë fizike
Me një mbështetje profesionale dhe kompetente, ju mund të shijoni pushimin tuaj personal në studiot e formimit të trupit Infrashape Swiss në Kriens, Lucern dhe Olten.
Trajnimi me Infrashape Horizontal ju ofron një gamë të gjerë terapish të dobishme përveç aktivitetit të butë fizik.
– Terapia infra të kuqe
– Aroma terapi
– terapi me ngjyra
– terapi me dritën e kolagjenit
– Masazh vakumi me presion negativ
Kurseni kohë dhe para të vlefshme dhe optimizoni trajnimin tuaj personal në studiot bodyforming Zvicerane Infrashape në Kriens, Lucern dhe Olten. www.Infrashapeswiss.ch
Shkrimi i sponzorizuar
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë