Lajme
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë
Pas një video e postuar në rrjete sociale, në të cilën shihej teksa gjuan me armë zjarri natën e Vitit të Ri, ka bërë që policia e Kosovës të kryejë kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Prekolluk të Deçanit, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Në raport thuhet se pasi që i dyshuari jeton jashtë vendit, policia s’ka arritur ta arrestojë, por ndaj tij është iniciuar rasti për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi ose kontroll posedim të paautorizuar të armës”.
Po ashtu, në njoftim të policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte postuar në natën e Vitit të Ri një video duke shtënë në ajër me dy pistoleta, ndërsa të enjten janë kryer kontrolle në shtëpinë e tij.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një (1) pistoletё XDM-9, dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe, njëzetë e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm, një (1) Pistoletё Ekol me gas, njё (1) karikator i sё njëjtёs armë dhe, tetё (8) fishekё. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë