Lajme
Ryanair dhe Virgin Atlantic, kompanitë ajrore më të këqija për rimbursime më 2020
Ryanair dhe Virgin Atlantic janë vlerësuar si kompanitë ajrore më të këqija për shërbimin ndaj klientit nga njerëzit që u përpoqën të merrnin një rimbursim pas anulimit të fluturimit të tyre.
Të dy kompanitë ajrore shënuan “shumë ulët” në një sondazh, me tetë nga 10 klientë që thonë se ishin të pakënaqur me shërbimin e rimbursimit që morën pas anulimit të fluturimit të tyre në vitin 2020, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
Miliona fluturime u ndaluan në vitin 2020 si rezultat i krizës së koronavirusit, duke lënë njerëzit që luftonin për rimbursime, të cilat ata kanë të drejtë ligjërisht t’i marrin brenda shtatë ditëve të anulimit.
Sondazhi, i cili u krye në shtator të vitit 2020, gjithashtu zbuloi se një e treta e të anketuarve që kishin anuluar një fluturim nga Ryanair ose Virgin Atlantic prisnin më shumë se tre muaj për rimbursimin e tyre. Asnjë nga udhëtarët e Ryanair të anketuar nuk mori rimbursimin e tyre brenda kornizës ligjore.
Një zëdhënës i Virgin pranoi që rimbursimet u vonuan në kulmin e pandemisë, por tha se ajo u kthye në trajtimin e tyre brenda afatit të kërkuar në nëntor të vitit 2020.
“Ne e pranojmë që në kulmin e pandemisë, vëllimi i madh i kërkesave për rimbursim që morëm, kombinuar me kufizimet në ekipet dhe sistemet tona, do të thoshte që rimbursimet zgjatën më shumë se zakonisht për t’u përpunuar, dhe ne sinqerisht u kërkojmë falje klientëve tanë për këtë”, u tha tutje.
Jet2 doli në krye me një rezultat të kënaqësisë prej 76%. Tetë nga 10 pasagjerë të Jet2 (83%) morën rimbursimin e tyre brenda 28 ditëve, me 34% që e morën atë brenda shtatë ditësh. Askush nuk raportoi të priste më shumë se tre muaj. Tui kishte rezultatin e dytë më të lartë të kënaqësisë, me 57%, i ndjekur nga British Airways me 50%, ndërsa Easyjet me 45%, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve