Lajme

Lara Gut-Behrami, fituese në garën e Super-G në Austri

Lara Gut-Behrami e ka fituar garën e Super-G në Kupën e Botës të skijimit alpin të mbajtur sot në St. Anton të Austrisë.

Bashkëshortja e futbollistit kosovar, Valon Behrami, ka triumfuar, ndonëse bëri një gabim të madh gjatë lëshimit. Ajo regjistroi kohë 1:17.82 minuta, duke lënë prapa italianen Marta Bassino për 0.16 sekonda.

Për Gut-Behramin është gara e 27-të e fituar në Kupën e Botës dhe e para në Super-G pas tre vjetëve.