Lajme
Eurostat: Shkalla e papunësisë në BE arriti në 7,5 % në 2020
Raporti i fundit nga Eurostat, tregon se shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian arriti në 7,5 % në muajin nëntor, sipas zyrës së statistikave të Bllokut, përcjell albinfo.ch.
“I krahasuar me muajin tetor, numri i të papunëve në BE ra në 7,6 %, përkatësisht me rreth 222 mijë persona”, tha Eurostat.
Shkalla e papunësisë u rrit, gjithashtu, edhe në eurozonë në nëntor me 0,9 pikë, respektivisht në 8,3 %, e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.
Sipas Eurostat, afërsisht 16 milionë burra dhe gra në BE, përfshirë 13,6 milionë në eurozonë, ishin të papunë në nëntor të vitit 2020.
Eurozona ose EA19 përfaqëson 19 vendet anëtare të BE-së që përdorin euron si monedhë të vetme, ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të Bllokut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel Banorët e Brienz janë shumë të shqetësuar se ku do të jetojnë në vitet e ardhshme....
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë