Kosova
Hoti: 20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, deklaroi se Kosova planifikon të vaksinojë 20 mijë qytetarë kundër koronavirusit brenda ditës, pasi të arrijnë vaksinat e para në muajin shkurt.
Në një konferencë për media ai prezantoi strategjinë për vaksinimin e popullatës kundër sëmundjes COVID-19 dhe tha se janë tri grupe që do të kenë prioritet për vaksinim: punonjësit dhe stafi shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe personat me rrezikshmëri të lartë, pra ata me sëmundje kronike.
“Ne presim sikurse në vendet e rajonit, vaksinat e para të vijnë në muajin shkurt. Kemi siguruar buxhetin. Siç e dini është miratuar buxheti për vitin 2021 dhe janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-COVID, kështu që ne jemi të përgatitur për këtë proces të rëndësishëm”, tha Hoti.
Hoti tregoi se të martën u konkretizuan negociatat me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e 535 mijë dozave të vaksinës. Po ashtu, ai tha se kanë negociuar për marrjen e 600 mijë dozave të vaksinave nga Austria si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të marrë 720 mijë doza, apo vaksina të mjaftueshme për 20 për qind të popullatës. Hoti megjithatë nuk specifikoi se të cilës kompani janë vaksinat që Kosova pritet t’i marrë nga Austria.
Hoti njoftoi se të gjithë qytetarët që do të vaksinohen do të futen në një databazë dhe ata do të pajisen me një kartelë të imunizimit. Ai tha se pret që strategjia e hartuar nga Komiteti për imunizim të vijë në Qeveri të Kosovës për miratim.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha që kësaj jave do të finalizohen të gjitha aspektet teknike të negociatave me kompaninë Pfizer, vaksinat e së cilës do të arrijnë në Kosovë në shkurt.
Ministri në detyrë, Zemaj tha se kanë aplikuar edhe për asistencë teknike, që nënkupton asistencë për ruajtje, shpërndarjen dhe dhënien e vaksinës në popullatën e targetuar, duke shtuar se fushatës së vaksinimit do t’i paraprijë një fushatë informuese.
“Të gjithë qytetarët që duhet vaksinuar, do të vaksinohen dhe tanimë kjo është e siguruar”, tha Zemaj, duke shtuar se të gjitha vaksinat do të jenë falas.
“COVAX dhe Pfizer nuk janë të vetmet mundësi që ne kemi shqyrtuar për sigurimin e vaksinave. Kemi kontaktuar, identifikuar dhe negociuar edhe me shtete veç e veç nga Bashkimi Evropian, duke filluar nga ajo që ka bërë kryeministri (në detyrë) Hoti me Komisionin Evropian dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor“, shtoi Zemaj.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se ky institucion është i gatshëm që të mbikëqyrë fushatën e vaksinimit, e cila do të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë.
“Vaksinat nuk janë të detyruara, nuk janë të obliguara, por janë të rekomanduara”, tha Ramadani.
Ai tha se IKSHPK-ja shpreson që me fushatën e vaksinimit të mbulohen të gjithë ajo pjesë e shoqërisë, që është e targetuar si prioritet, në mënyrë që të krijohet imunitet ndaj sëmundjes COVID-19.
Si Hoti, ashtu edhe Zemaj thanë se masat kundër koronavirusit do të vazhdojnë të jenë në fuqi dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë