Opinione
Shqiptarët e Zvicrës, në mes të integrimit dhe diskriminimit
Numër i madh i publikimeve në mediat dhe portalet shqiptare për të arriturat individuale të shqiptarëve në Zvicër në fushat e ndryshme të jetës në Zvicër dhe, në anën tjetër paraqitja e rezultateve të hulumtimeve në perceptimin e diskriminimit në Zvicër janë fakte, të cilat do ishin tema të vazhdueshme të studimeve dhe hulumtimeve!
Integrimi i të huajve, pra edhe i shqiptarëve që jetojnë në ketë shtet më shumë se 50 vjet bazohet në aspektin objektiv të përcaktuar nga ligji zviceran i integrimit të të huajve që nënkupton një angazhim të ndërsjelltë në mes të shoqërisë autoktone dhe komuniteteve të vendosura në Zvicër. Rol kyç në ketë ligj është integrimi socio gjuhësor. Pra, tani nuk mjafton vetëm qasja në punë si element i integrimit.
Ligji i ri i integrimit ka forcuar mësimin e gjuhës si faktor kyç i integrimit. Tani niveli i dëshmisë të mësimit të gjuhës kërkon një nivel të dëshmisë të aftësive të mësimit të gjuhës edhe në të shkruar. Pavarësia ekonomike shihet si element kryesor për përtëritjen e lejeve të qëndrimit. Po përveç kriterit objektiv është i rëndësishëm po ashtu edhe kriteri subjektiv që në rastin tonë te komuniteti shqiptar është e rëndësishme të dimë për perceptimin që ka « Shqiptari » sa i përket situatës së tij dhe projektit të tij jetësor. Kur flasim për projekte jetësore, jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdha të komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër. Projektet për kthim në vendlindje kanë qenë të shprehura në gjeneratën e parë kurse tani kur flasim për gjeneratën e dytë dhe të tretë këto projekte nuk përmenden dhe nuk janë tema të diskutimeve. Rritja e numrit të kërkesave për marrjen e shtetësisë zvicerane nga ana e komunitetit shqiptar në Zvicër është shumë e dukshme ashtu siç është e dukshme prania e pjesëtareve të komunitetit shqiptar në fusha tani të dalluara si në aspektin sportivë sidomos të pranishëm në ekipin nacional zviceran të futbollit , në aspektin ekonomikë me fuqinë krijuese të ndërmarrjeve dhe zyrave private apo të pranishëm në sektorin gastronomik me posedimin e përvojës dhe të diturisë.
Të gjitha këto të arritura në aspektin individual sikur nuk po kanë forcë të ndryshimit të perceptimit sa i përket diskriminimit.
Vitin e kaluar më 30 tetor 2019 në Bernë gjatë organizmit të një tryeze të rrumbullakët mbi diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit u theksua që ka mbi 20 vite që studimet e ndryshme tregojnë ekzistencën e diskriminimit të të huajve në tregun e punës dhe studimi i fundit dëshmon ketë fakt duke treguar që personat e natyralizuar (personat që kanë marrë shtetësinë zvicerane) duhet të dërgojnë kandidatura në tregun e punës së paku 30% më shumë sesa zviceranët autoktonë. E fatkeqësisht në ketë studim shqiptarët me shtetësi zvicerane figurojnë si viktima të qarta të diskriminimit në lëmin e gjetjes së punës. Shqiptarët e natyralizuar janë objekt i diskriminimit më shumë se personat me origjinë gjermane, franceze apo turke.
E ky fenomen i diskriminimit ku shqiptarët janë shumë të pranishëm si objekt diskriminues është edhe në fushën e banimit , ku pjesëtarët e komuniteti shqiptar me pasaportë zvicerane e kanë shumë vështirë të gjejë një vendbanim. Pra, sipas studimit eksperimental të realizuar në bashkëpunim të Universiteteve të Lozanës, të Gjenevës, të Neuchatelit duke dërguar mbi 11’000 kandidatura fiktive në përgjigje të lajmërimeve të vendeve të lira të banimit. Kandidatët për banim që kanë mbiemër kosovar apo turke marrin më së pakti përgjigje për të vizituar banesat.
Mundemi të kemi hipoteza të ndryshme për rezultatet e këtyre studimeve që tregojnë që komuniteti shqiptar në Zvicër është i diskriminuar në disa fusha po mundemi të supozojmë që paragjykimet dhe stereotipat kanë përgatitur « terrenin » që ende komuniteti shqiptar nuk po arrin në aspektin kolektivë të gjejë vendin e vetë.
Vitet 90 në Zvicër kanë qenë vite të përcjell shumë nga mediat për trafikun e drogës, trafik ku kanë qenë të përfshirë nga disa pjesëtar të komunitetit shqiptar. Prania e disa pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në burgje zvicerane ende përcillet me interpretim jo shkencor por sipërfaqësor.
Radikalizmi i disa të rinjve dhe jehona mediatike për këtë temë të ndjeshme ndikojnë në imazhin edhe për komunitetin shqiptar.
Thuhet që kombet fituese janë ato që menaxhojnë mirë të huajt të pranishëm në vendin e tyre, e në ketë optikë Zvicra ka dekada që është shkëputur nga konceptet e asimilimit të të huajve dhe qasjet e tilla ku dëshmohet publikisht për diskriminimin e të huajve tregon faktin që Zvicra merret seriozisht me ketë problematik. Në Programin e Konfederatës Zvicerane për integrimin e të huajve lufta kundër diskriminimit tani figuron qartë. I mbetët pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të komunikojnë dhe të informohen për të drejtat dhe detyrat e tyre karshi organeve. Forcimi i organizimit të komunitetit shqiptar në aspektin kolektivë ndikon drejtpërdrejt në forcimin e rolit të saj. Kyçja e organeve shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë në ketë forcim është më së e domosdoshme. Fuqizimi i strukturave ekzistuese si shoqatave, institucioneve, platformave shqiptare në Zvicër është qasje për integrim të suksesshëm dhe lidhje me shtetet shqiptare. Guximi shtetëror duhet të shprehët edhe me vlerësim kolektivë të shoqatave dhe strukturave me mbështetje të projekteve ekzistuese dhe të reja. Vlerësim kolektivë për komunitetin shqiptar në Zvicër do ishte realizim të ndonjë projekti lidhësh dhe vlerësues në Kosovë e Shqipëri si për shembull ngritja e Muzeve të Diasporës. Një prani më e madhe e më organizuar e strukturave shtetërore të Kosovës e Shqipërisë në fuqizimin e shkollës shqipe në Zvicër është më se e domosdoshme për të mos të kemi ndërprerje të komunikimit jo vetëm në mes gjeneratave!
Faktori ekonomik ka qenë, është, e do jetë urë lidhëse në mes Zvicrës dhe vendeve shqiptare. Kur flasim për guxim, shtetet shqiptare pranin e vetë edhe më të madhe ndoshta do mundin të realizonin me projekte në Zvicër si për shembull krijimin e Bankës të Diasporës me kapital shtetëror dhe me aksione të pjesëtarëve të biznesit dhe me klientë të komunitetit dhe anëtarëve të familjes në Kosovë e Shqipëri. I gjithë angazhimi individual, kolektivë dhe shtetëror do ndikojë në vazhdimin e integrimit të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe njëherësh në parandalim kundër diskriminimit…
Migjen Kajtazi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha